Bashkia e Tiranës, buste për De Radën e Sabri Godon, tituj Veli Radës dhe Haxhi Maqellarës

anazapta

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nderuar sot disa personalitete të artit dhe letërsisë, të cilët kanë dhënë kontribut për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës ka nderuar me titullin “Mirënjohje e qytetit” Haxhi Maqellarën dhe Veli Radën.

Artisti i folklorit, Haxhi Maqellara nderohet me titullin “Mirënjohje e Tiranës”, me motivacionin: “Për kontributin në ruajtjen e vlerave kombëtare, integrimin kulturor të faktorit shqiptar në botë, si dhe për kultivimin e artit dhe muzikës tradicionale të qytetit të Tiranës”. Gjithashtu, me të njëjtin titull nderohet edhe humoristi i estradës së Tiranës, Veli Rada, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e artit dhe kulturës në qytetin e Tiranës”.
Këshilli Bashkiak ka vendosur edhe ngritjen e një busti në nder të historianit dhe politikanit Sabri Godo dhe shkrimtarit të Rilindjes, Jeronim De Rada. Në njoftimin e Bashkisë thuhet se “Miratohet vendosja e bustit të figurës së mirënjohur të Rilindjes sonë Kombëtare, poetit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Jeronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali në lulishten përpara Parlamentit, përballë rrugës Jeronim De Rada, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi. Si dhe bustin e një prej politikanëve më të njohur në Shqipëri, ish deputetit t¸ Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit z. Sabri Godo, në lulishten përpara Parlamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga Akademia e Shkencave, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi”.

Një vendim tjetër është edhe vendosja e “Memorialit për Simbolet e Diktaturës “POSTBLLOK”, në lulishten që ndodhet në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”, përballë hotel “Rogner”.

 

Share This Article
7 Comments
  • Mire ka bere Keshilli Bashkiak, por Veliun une e mbaj mend si komentator i ndeshjeve te futbollit dhe si anetar te Byros Politike te PD-se.

    • Edhe une si komentator e mbaj mend Veliun, por si komentator shume te dobet dhe medioker, i afte te komentonte vetem kampionarin shqiptar, sepse lojtareve te klubeve te medhenj europiane dhe ekipeve kombetareve te botes nuk ua dinte as emrin.

      Me pas shkelqeu edhe si militant i PD-se.

      Ou se harrova, luante edhe domino me burrat e mehalles ke shtylla, tek cepi i lagjes se vet.

      Hajde Veli hajde, ke bo gjithe keto gjera ne jete, e meriton medaljen e Lulit

  • Shume mire qe Sabri Godo do te perjetesohet me nje bust por,te mos harohet qe ti vejne ne nje vend te dukshem YLLIN PARTIZAN.Keshtu do te kete me teper vertetesi busti.

  • Ish-pronarëve iu deshën afro 20 vjet që të njihnin dredharakun Sabri Godo. Nuk di sa vjet do t’i duhen Lulit të Bashkisë!

  • cfare produkti ka sabri godo per shoqerine zero me bisht, pervec nje sahan lepiresi i rregjimit te malcorhaneve qe u sherbeu me zell,derisa mortja hengri mut, tek ne antivlerat perjetesohen sepse ay eshte standarti i shoqerise shqiptare dhe nuk cuditem,tek ne ka vlere hajduti lepiresi mashtruesi krimineli, njerezit me moral jane te pakte dhe gjynah i zotit qe jetojne ne kte shoqeri primitive dhe antihumane

  • Nuk e ben dot kush historine me buste.Jane vetem veprat qe mbeten ne memorjen dhe zemrat e njerezve ato qe mund t’i japin hire busteve.

  • Ngrejini nje bust miut te gjirizit komunist (GODO), ngerjini dhe nje bust tjeter kllounit te paafte Veli Radevski. Pika qe s’ju bie o pushta te ketij pusht eti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *