Bashkia e Tiranës dhe AMK, plan konkret për qentë endacakë

Dita

Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve, me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, kanë organizuar sot një aktivitet sensibilizues për problematikën e qenëve endacakë.

Në fjalën e tij, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi,  u shpreh se Bashkia është në fazën e hartimit të një plani konkret, në bashkëpunim të ngushtë me AMK-në dhe me Ministrinë e Bujqësisë, por edhe me ministri të tjera, me qëllim trajtimin me dinjitet të këtyre kafshëve endacake.  Seferi shtoi gjithashtu se fjala “vrasje” nuk do të ekzistojë më, duke iu referuar të shkuarës së dhimbëshme të qenëve të rrugës nga pushteti lokal.

Në të njëjtën linjë me Nënrkyetarin e Bashkisë së Tiranës, ishte edhe Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha. Ajo u shpreh se AMK-ja, ka brenda strukturës së saj, të gjithë sektorët e nevojshëm, që merren me këtë çështje.

Hoxha shtoi se sektorët që merren me trajtimin e qenëve endacakë pranë AMK-së, në mënyrë të vecantë specialistët, si fillim duhet t’i duan kafshët, e më pas të jenë profesionistë në punën e tyre. Drejtuesja e AMK-së shprehu gadishmërinë e saj për politika dhe projekte konkrete dhe se dyert e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, do të jenë gjithmonë të hapura për Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *