Bashkia e Tiranës fton qytetarët të festojnë natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Nënë Tereza”

Dita

Ndryshe nga vitet e tjera, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarresh.

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, ftoi sot qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për numërimin mbrapsht të sekondave dhe për të ndjekur surprizat e përgatitura për natën e ndërrimit të viteve, duke nisur nga ora 22.30.

“Dua t’u jap një lajm shumë të mirë qytetarëve të Tiranës. Në datën 31 dhjetor, natën e ndërrimit të viteve do ta festojmë së bashku në sheshin “Nënë Tereza”, me një koncert festiv që fillon nga ora 22.30 dhe përfundon pas mesnatës”, shpjegoi Dhame. Bashkia e Tiranës ka menduar që Viti i Ri të pritet ndryshe qoftë me aktivitete kulturore-artistike, por edhe përmes atmosferës së krijuar në qytet. “Këtë vit kemi një dekor ndryshe dhe shumë elegant në të gjithë Tiranën. Gjithashtu, janë organizuar aktivitete dhe projekte artistike e kulturore të shumta. Do e përfundojmë këtë vit me koncertin festiv, me emra të njohur të muzikës shqiptare se si Kamela Islamaj, Eugent Bushpepa, Marsela Çibukaj, Vesa Luma etj. Gjithashtu, do të kemi trupën e cirkut kombëtar dhe disa DJ të njohur”, tha Dhame.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos përdorin mjete piroteknike, pasi edhe për këtë detaj ka menduar bashkia. “Dua t’ju kujtoj qytetarëve se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë marrë të gjithë masat për të mos pasur asnjë incident në këtë natë. Gjithashtu, lutemi të kemi mirëkuptimin tuaj sa i përket përdorimit të mjeteve piroteknike, pasi Bashkia e Tiranës do të garantojë një spektakël shumë të bukur dhe festiv me fishekzjarre”, vijoi Dhame.

Në koncertin që do të nisë në orën 22:30, krahas këngëtarëve të njohur do të ketë edhe pjesëmarrjen e trupës së të rinjve të Cirkut Kombëtar dhe DJ të përzgjedhur. Bashkë me qytetarët për të pritur Vitin e Ri do të jetë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Share This Article
1 Comment
  • Julinda Dhame, hajdute me 5 Yje e denoncuar ne prokurori nga KLSH, keto jane drejtoret e Rilindjes dhe te Lejfenit te Rames ne Bashkine e Tiranes. natyrisht do beje koncerte Julinda se me ato do justifikoje “dasmat e Veliajt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *