Ndryshe nga tradita 20 vjeçare e një kryeqyteti të zbukuruar për festimet e Ditës së Verës, këtë vit me sa duket Tirana është harruar nga Bashkia dhe kryebashkiaku Lulzim Basha. Çka tregon se katër muaj nga zgjedhjet e 21 qershorit, kreu i PD ka braktisur çdo punë e angazhim për qytetarët e Tiranës, ndryshe nga sa kish premtuar 4 vjet më parë.
Nga një vëzhgim në Bulevardin kryesor të Tiranës sot, një ditë para Ditës së Verës, duket më i shkretuar se kurrë, e zymtësisë së tij i shtohet edhe trafiku i rënduar. Me ç’duket, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë qenë tepër të zënë me përgatitjet e protestës së djeshme të PD në shesh e duke kërkuar pushtetin, por kanë harruar se në Tiranë janë ndërkaq në pushtet dhe po qeverisin si mos më keq.
Nga ana tjetër, qeveria ka planifikuar një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, për t’u ndjekur nga qytetarët e Tiranës, duke filluar nga ora 10.00.

Me siguri edhe per kete e bllokoi Rama
Luli e ka humbur rrugën në oborr.