Ashtu siç premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të japë 10 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ndërkohë që ndihma do të vijojë edhe për zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake. Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.
“Sigurisht qeveria do të bëjë pjesën më të madhe dhe më pas ushtria do të bëjnë zbatimin. Ne do të jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe me elektro-shtëpiake dhe pajisjet e nevojshme. Ashtu siç i shohim gjërat në Tiranë, ndonjëherë nis si fatkeqësi, por kthehet në mundësi përt t’i bërë gjërat më mirë. Mezi pres që ky Këshill të miratojë unanimisht këtë vendimmarrje dhe besoj që është në nderin e Tiranës për të qenë solidare me gjithë miqtë tanë në Korçë. Ka një pjesë të madhe të komunitetit të Korçës që jeton në Tiranë dhe besoj që solidariteti na bën nder të gjithëve. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe”, tha Veliaj.
Krahas këtij fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara, Bashkia e Tiranës mblodhi ndihma të cilat u nisën me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës të cilat janë prekur nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që kanë prekur juglindjen.
e.t./dita

HIPOKRIZI!
MASHTRIM!
POPULIZEM I PESHTIRE i Veliajt!
Ne cilin legjislacion u mbeshtete zotrote,o kryebashkiak privat qe sundon ne Tirane,qe u jep 100 milion leke ndihma te demtuarve nga termeti ne Korce?
Te gjithe e ben vetem per imazhin tend fallco e jo se t’u hap barku per hallexhinjte!
Po te ishje kaq bamires dhe human,ti ke 4 vjet qe nuk ke hedhur asnje qindarke ne Yzberisht (KMY) duke na lene ne 50 mije banoreve si ne kohen e kampeve te internimit komunist!
Ndihmat per banoret e demtuar t’i jape qeveria e jo bashkia!
Nuk jemi ne kohen e xhaxhi Enverit ku hidheshin te gjithe shqiptaret ne ndihma,por atehere ishte cdo gje shteterore,ndersa tani fondet e bashkise se Tiranes jane vetem per banoret e Tiranes e jo per Shqiperine!
Mallkuar qofshi o hajdute!
Vdis nga marazi dhe xhelozia aty me gjirizin ku jeton.