Bashkia e Tiranës ndërhyn për romët te Liqeni Artificial, ishin burim infeksioni

Dita

 Pas ankesave të qytetarëve dhe rasteve të publikaura në media ku romët te Liqeni Artificial ishin shndërruar jo vetëm në burim infeksion por edhe problematik për sigurinë e qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërhyjë për t’i zhvendosur. Në një njoftim të publikuar për mediat, Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka gati një plan të detajuar veprimi për ndërhyrjen dhe zhvendosjen e familjeve të komunitetit rom, të cilat prej vitesh, në mënyrë abuzive, por edhe në kushte çnjerëzore, jashtë çdo standardi jetese, kanë uzurpuar një pronë publike të qytetit të Tiranës.

 “Familjet e komunitetit rom, që janë vendosur në atë zonë, kanë 10 ditë afat për të kryer zhvendosjen, duke liruar hapësirën publike, në të cilën bashkia do të ndërhyjë menjëherë për ta rehabilituar dhe kthyer atë Parkut të Liqenit Artificial dhe qytetarëve të Tiranës”, thuhet në njoftim e Bashkisë së Tiranës. .

 Bashkia e Tiranës ka konstatuar se problematikat e vendqëndrimit abuziv dhe të paligjshëm të familjeve rome në hapësirën e Parkut të Liqenit Artificial janë tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda për jetën e fëmijëve aty, por edhe të qytetarëve që banojnë në atë zonë.

 Në këtë zonë janë vërejtur ndotje e madhe mjedisore, ndotje e rëndë akustike për pushuesit, frekuentuesit dhe banorët më të afërt me zonën ku ndodhen, përpunim abuziv mbetjesh dhe rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.

 Vetëm pak ditë më parë një shtetas gjerman ka mbetur i plagosur me mjete të rënda pasi tentoi të shuante një zjarr që kishin ndezur romët pranë banesës së tij. Ky është një rast i përsëritur pasi ky komunitet ishte problematik për qytetarët që kalonin apo jetonin aty.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *