Tirana është kthyer tashmë në një kantier ndërtimi. Pavarësisht premtimeve të bëra një vit e gjysmë më parë, afrimi i fushatës elektorale duke se po i hap udhë punimeve të reja për rikonstruksionin e infrastrukturës së dëmtuar të rrugëve.
Punimet e nisura së fundmi nga administrata bashkiake njëherësh në shumë rrugë të Tiranës kanë ndikuar në shtimin e pluhurit, duke rritur nivelin e ndotjes. Ndërkohë që po kthehen në një makth për qytetarët të cilëve jo vetëm u duhet të përballen me baltën, por edhe me stresin e pritjes së gjatë si rrjedhojë e trafikut të krijuar.
Janë të shumta rrugët hyrëse në kryeqytet, në të cilat punimet kanë nisur prej disa muajsh, por vijojnë të mbeten të hapura. Nisja e punimeve njëherësh në shumë rrugë po shkakton një kosto të lartë që duhet ta paguajnë qytetarët, të cilët janë të detyruar që çdo ditë të kalojnë përmes këtyre kantiereve të ndërtimit.
Ndër më problematiket situata paraqitet të jetë tek “Tregu elektrik”, tek Rruga e Durrësit, në rrugicat e secilës kanë nisur punimet, por përveç gropave dhe kanaleve të hapura, shumë pak është bërë për mbylljen e tyre. Po ashtu edhe punimet për ndërtimin e Bulevardit “Petro Nini Luarasi”, vijojnë të jenë të hapura, dhe sipas planifikimeve të bashkisë pritet të mbarojnë në kulmin e fushatës, në nisje të muajit qershor.
Punime tashmë po kryhen edhe në zonën e ish-bllokut, në Rrugën e Dibrës, tek “Siri Kodra”, segmentet që lidhin Rrugën e Durrësit me atë të Kavajës etj. Rrugët në ndërtim, punimet e të cilave kanë nisur që gjatë vitit të shkuar, çuditërisht kanë pothuajse të gjitha një afat mesatarisht 6 deri në 8 muaj. Çka do të thotë se nëse përfundojnë në kohë, qytetarët do të mund të lëvizin lirisht në to në nisje të muajit qershor, kohë në të cilën fushata elektorale arrin dhe kulmin e saj.
Dje bashkia ka njoftuar edhe ndryshimin e qarkullimit të lëvizjes në një ndër akset më të frekuentuara të kryeqytetit. Konkretisht bëhet fjalë për nisjen e punimeve të fazës së dytë të rikonstruksionit të Rrugës së Dibrës, e cila do të shoqërohet me ndryshimin e drejtimeve të qarkullimit të automjeteve, për të cilat bashkia është kujtuar vetëm mesditën e djeshme që t’i bëjë publike për qytetarët. Plani i ri i organizimit të lëvizjes të automjeteve gjatë punimeve do të jetë sipas përcaktimeve që do t’i gjeni bashkangjitur shkrimit.
Drejtimet e reja të lëvizjes në Rrugën e Dibrës, “Barrikadave” dhe kryqëzimit te “Siri Kodra”
•Ndalohet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Dibrës, nga kryqëzimi me rrugën e “Barrikadave”, deri në kryqëzimin me rrugën “Siri Kodra” (sipas drejtimit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
•Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e Rrugës së Dibrës, nga kryqëzimi me rrugën “Siri Kodra” deri në kryqëzimin me rrugën e “Barrikadave” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje – perëndim.
•Gjatë kësaj faze, stacioni i linjave të transportit urban do të zhvendoset në rrugën “Ferit Xhajko”, para kryqëzimit me rrugën “5 Maji”.
•Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor.
E gjithe puna qe po behet nga bashkia e Tiranes eshte serioze ne cilesi e standarte. Per here te pare mbas 22 vjetesh kryetari i bashkise z.Basha po punon mbi nje plan urbanistik te mirefillte te studiuar nga arkitekte e teknike te lualifikuar. Shume shpejt Tiranes do ti jepet pamja e munguar, nga nje pune jo shume serioze e kryetareve te meparshem.
Projekti i lumit dhe i zgjatjes se bulevardit tregon se Basha po i jep perparesi te gjitha zonave te Tiranes njesoj sidomos ato qe jane fare te pazhvilluara e qe nuk i eshte bere asnje lloj investimi per nje kohe te gjate. rindertimi i rrugeve eshte primari per mendimin tim sepse ka lagje te Tiranes ku eshte i pamundur kalimi si ne kembe apo edhe me automjet.
Duhet te behet nje pune madhore e me cilesi per te pare qe Tirana vertet po ndryshon. Me planin e ri urbanistik do te marrin zhvillim dhe zona te tjera te qytetit qe jane akoma te paprekura sic eshte zona te stacioni i trenit dhe projekti qe do te zbatohet per prishjen e ketij stacioni dhe ndertimin e asaj zone me nje plan te mirefillte. Shtimi i parqeve dhe i siperfaqeve te blerta eshte nje tjeter plan i perkryer. Shresoj te punohet sa me pare per te arritur keto objektiva.
3 komentet me larte nje person i ka bere,jeni bere qesharake…
Mund te shpresojme,te jete keshtu,por kam shkuar tek nje mik qe kish marrë shtepi te re e shume te bukur ,projekt Rama,me thane,në Kashar,prane nje bari modern “2 palmat”,ndertuar nga firma KUSHI…Dhe nje firme tjeter aty,nga Kucova,drejtuesi po bente nje pallat te bukur.Nuk paragjykoj,por kur me thane se Basha nuk shtron rrugen kryesore,nga rotonda,para Bank Tirana ne ane te Unazes T.Keko,ne brendesi të ndertesave dhe se qellimisht pengon tramvajin qe duhej te ishte bere,nuk me erdhi mire!Lagjia me moderne e Tiranes,mund ta quaj si e pame nga avioni,ishte shume keq brenda me rrugicat!Nuk desha ta besoj se kjo lagje kaq e mire,pengohet se e ka projektuar e ndertuar Edi Rama!Nuk eshte e drejte,se njeriu qe ne kemi mik eshte i PD,dhe me gjysem zeri dhe ai pohoi se”Politika”nuk na i shtron rruget!Ne jemi ne Itali,pavarsisht sa i vertet eshte konstatimi,kur te vijme per votime deshirojme qe miku ynë i PD,ne pallatin e bukur ne Kashar,te thote se:”do votoj PD,se Edi Rama dhe Basha me pas ndertuan pallatet,shtruan rruget,sollen tramvajin,por,mos harroj,sollen edhe ujin e pijshem….E rendesishme eshte te shtrohen te gjitha rruget,pastaj Sovrani te vendos!Pas Tirana Bank,ne Unazen T.Keko,ishte tmerr te futeshe me makine!Basha mbase keto nuk i lexon,por ndonje nga bashkia mundet dhe duhet ta njoftoje….Ishte tmerr te futeshe tek ato rrugica…