Bashkia e Tiranës nis punën për pastrimin e 3 lumenjve

DITA Online

 

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve, Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shkruan “Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës!”.

“Si milingona, punë në verë para dimrit. Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit – Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës! Ashtu si lumenjtë #TiranaNukNdalet”-shkruan Veliaj në postimin e tij.

a.s/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Shumë mirë që i pastroni nga inertet apo hedhurina të tjera e baltovina, por kur do i pastroni nga ujërat e zeza? Megjthë punën që është bërë, Lana qelb nga era e fekaleve. Pranë urave edhe më keq. Ka mundësi të bëhet ndryshimi? Kjo pritet nga Veliaj.

  • po hajde nje vit dhe ne durres O lali ERI, nje pusete tek stacioni trenit perballe Tabeles Durres ka 5 vjet qe terrorizon shoferet dhe Durresi me 4 n/kryetar bashkie nuk eshte ne gjendje ta riparoje, po keshtu ne hyrje te rrethrrotullimirt ne shkozet nje grope asfalti ka 4 vjet qe detyron shoferet te bejne manover te rrezikeshem dhe 4 n/ kryetaret e Bashkise durres nuk jane ne gjendje ta riparojne , 2 karoca asfalt duhen, bravo ERO,,,,bashkia ne Durres eshte shume larg, puneve te bukura, ,,,

  • Erion,
    Pastroni pusetat e kanalizimet e Tiranes gjithashtu,duhet zgjeruar diametrat e tubacioneve te kanalizimeve te ujrave te shiut. Jane pune qe kerkojne para por vetem keshtu mund te shpetoje Tirana.
    Megjithate per sa ke bere te lumte, ke bere shume per qytetin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *