Bashkia e Tiranës njofton për reshje të dendura shiu dhe masat e marra

Dita

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët e saj se gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së nesërme, priten sasi të mëdha dhe reshje të dendura shiu, deri në nivele të atilla saqë mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për të ulur numrin e problematikave që mund të shfaqen gjatë ditës së nesërme. Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren, në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë ditës, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre ditën e nesërme, për të shmangur trafikun e rënduar që mund të krijohet për shkak të rreshjeve, si dhe bllokimin e rrugëve. Për të lehtësuar transportin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës u ka kërkuar linjave të transportit publik që të shtojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar se rrugët më problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar janë:

Rr. Siri Kodra (segmenti te Frigoriferi)

Rr. Don Bosko

Rr. e Kavajës

Rr. Imer Ndregjoni

Rr. Bardhyl (segmenti ku kryqëzohet me rr. ‘Qemal Stafa’)

Unaza (segmenti ‘Vasil Shanto’ – ‘21 Dhjetori’)

Rr. Myslym Shyri

Rr. e Dibrës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *