Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve. Ndërmarrjet e Bashkisë po vijojnë me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e sipërfaqes 1000m2 në bllokun e pallateve tek Rr. “Pandi Dardha”.
Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të rrugicave pedonale mes shesheve.
Gjithashtu, po punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.
l.h/ dita

O Erjon bravo te qofte per ate qe ben per qytetaret dhe fshataret e Tiranes.Por e ke haruar NJESINE 5.Qe te ka dhene ty e Ps dyfishin e votave.Nqs nuk e vleresoni kete fakt.Te paktin barabar me te ardhurit dhe ata qe nuk do te votojne asnjehere per ty dhe PS edhe Sikur te besh vepra me te medha se Skenderbeu.
Jam banore ne rrugen “Pandi Dardha”, po ne ketë rrugë eshtë Tregu i perzierrë i rrethuar me copa leckash dhe plastmasesh te madhesive te ndryshme, që bëjnë nje dekor te shëmtuar dhe që nuk e keni parë askund. Përballë ështe një rrugë që ka një vit që rri me ujë dhe lagështrë, një vend si pa zot. Mos e bëni sikur është parajsa, punimet ka kohë që janë lënë në mes…Na vjen ndot që kalojmë, shqetësohemi, inatosemi, flasim me vete pse ndodh kështu! Pse?Ju lutem, mos e çensuroni. Bëjuni palë me ne të luftojmë punën që çalon, se taksat i paguajmë jo vetëm për sheshet në qendër. Të bukurën e duam edhe ne këtu.
Edhe ju të gazetës “Dita” doni komente për lustër. Ja po ju them një ” Ju lumtë!”