Bashkia e Tiranës përkujton të rënët e 4 shkurtit

redaktor

Masakra e 4 shkurtit 1944, në të cilën humbën jetën 84 qytetarë të Tiranës, është përkujtuar sot në një aktivitet të veçantë nga Bashkia e Tiranës. Familjarë të dëshmorëve, historianë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mbrojtjes ishin sot në sallën e koncerteve te liceut artistik “Jordan Misja”, ku u zhvillua një veprimtari përkujtimore.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, mbajti fjalën përshëndetëse në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa personalitete të tjera që morën pjesë në këtë aktivitet ishin edhe prof. Pëllumb Xhufi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Krahas fjalëve të rastit, nxënësit e shkollës Qemal Stafa, Jordan Misja dhe koreografike performuan përpara të pranishme. Ky koncert letraro-artistik u bë në kuadër të përkujtimit të dëshmorëve të 4 shkurtit.

“Tirana nuk i harron të vetët! Bashkia e Tiranës përkujtoi sot 84 qytetarët e masakrës së 4 Shkurtit, 72 vjet më parë! Dashuria për vendin e për jetën nuk del kurrë jashtë mode sepse pa kujtuar historinë, nuk ndërtojmë dot qytetin”, shkroi ne Twitter kryebashkiaku Veliaj.

Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Ajo eshte nje date qe lidhet me nje tragjedi te dhimbshme per te gjithe qytetaret e Tiranes, pasoje e nje terrori te pashembullt qe u krye nga bataljoni famekeq SS, nje terror i ushtruar ndaj popullit te Tiranes pa dallim shtrese sociale apo perkatesie fetare.

Kjo date eshte pjese e kujteses se qytetit te Tiranes, simbol i mbijeteses se ketij qyteti.

Share This Article
12 Comments
  • Po ata 180 nacionaliste shqiptare qe u rrembyen dhe u ekzekutuan mizorisht te Perroi i Shipskes te Voskopojes nga komunistet, kur do te perkujtohen nga shteti shqiptar ?

      • Ke te drejte o injorant: ato “tradhetare nacionaliste” ishin armiq te sllaveve, serbeve, grekerve, ruseve. Kurse “çlirimtaret” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte.

      • Po bashkepunetoret e Svetozar Vukmanoviq-Tempos, Aleksandar Rankoviqit, Miladin Popoviqit, Dushan Mugoshes, Raif Dizdareviqit…a thua meritonin plumbin pas koke???

  • Po te kishin qene 180 nacionaliste, BIRISHI do tu kishte ngritur permendore,POR……..Jane 180 bandite kuislinge qe ne te gjithe boten u kane dhene plumbin ne bythe*koke( sepse koken kane patur b…..
    O mollosi, shko e pekujtoji …….

    • Xhihadiste komuniste qe futen ne Shqiperi ideologjine sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe si “çlirimtare” (pushtues) kryen krime kundra kombit shqiptar. Te njejte si xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne ideologjine vahabiste te Arabise Saudite.

  • i perjetshem kujtimi i 84 qytetareve te tiranes qe u vrane mizorisht nga okupatori gjerman e tradhetaret e vendit u muaren nga shtepite e u masakruan per te bere terror kunder luftes nac clirimtare.ata tradhetar qe u bashkuam me armikun u munden nga koalicioni antifashist dhe vajten bashke me hitlerin.duhet te perkujtohen gjithe persekutimet qe jane bere ne qytetet e shqiperise,vetem ne vranisht te vlores jane mare neper shtepite e tyre 8o fshatare dhe jane pushkatuar rruges duke i cuar per ne kote.dhe brenda ne qytetin e vlores jane internuar dyhere mga 600 qytetare per te bere terror,

  • Po masakren e 13 Tetorit 1943 ku nga bombardimet e aviacionit britanik, me kerkesen e komunisteve shqiptare, u vrane mbi 500 qytetare te Tiranes, a do ta perkujtoje Bashkia e Tiranes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *