Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në kryeqytet

J L

Edhe pse historikisht në Shqipëri koha e zgjedhjeve shihet si periudhë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës.

Ndërmarrja nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për rehabilitimin e një tjetër blloku pallati në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Sikurse mund të shihni edhe në këtë foto, banorët e kësaj zone të ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet. Pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj, krahas investimeve madhore, fokusi i punës në mandatin e dytë do të jetë shtrirja e investimeve në çdo lagje të kryeqytetit në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vazhdonbi asfaltoni cdo rrugise afer qendres se aty bie me shume ne sy dhe se atje banojne njerez te KATEGORISE SUPERIORE,ndersa 50 mije banoret e Yzberishtit (KIMY) nuk ke hedhur as syte per 4 vjet o i pa udhe ,o mashtrues ordiner!
    Ja kjo eshte demokracia e rilindjes se dhjere,kjo eshte rilindja e fantaksur urbane!
    Turpi te mbulofte o Erion Veliaj bashke me halldupin Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *