Mazniku: T’u qëndrojmë pranë atyre që kanë më pak mundësi

Dita

Të moshuar, persona me aftësi të kufizuar dhe ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike, ishin sot pjesë e drekës së shtuar për Vitin e Ri nga Bashkia e Tiranës në qendrën sociale në Kombinat.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku mori pjesë në ndarjen e vaktit për të gjithë të pranishmit dhe u uroi atyre gëzuar festat.

Kjo drekë në qendrën sociale është një shenjë shumë e rëndësishme që në këtë qytet njerëzit mund të bëhen bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dua t’ju uroj një vit sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm e suksesshëm dhe të falenderoj ata që jetojnë në këtë qendër”, u shpreh Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi komunitetin dhe biznesin si dhe insitucione të tjera të bashkohen dhe të bëjnë diçka për këto shtresa në nevojë.

“Ftoj sa më shumë njerëz që kanë mundësi, që në këto ditë festash t’i gjenden afër dikujt që ka më pak mundësi në këtë fundvit, në lagjen e vet, në qytetin e vet, një komshi apo një njeri në fisin e tij, sepse kështu qyteti është më i mirë për të gjithë”, tha Mazniku.

Për festat e fundvitit, qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë organizuar aktivitete defrimi me përfituesit e tyre dhe në bashkëpunim me donatorë janë mundësuar edhe dhurata.

 

2 3 4

 

Share This Article
1 Comment
  • Gezuar vitin e ri Redaksisi dhe bamirsiei e bamirsve per darken e shtruar.Gezuar vitin e ri 2016 Krashnik Arberi dr.
    New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *