Bashkia e Tiranës ul taksën për pasuritë e paluajtshme

redaktor

Bashkia e Tiranës ka ulur taksën për pasuritë e paluajtshme.

Kjo taksë përbëhet nga taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.

Taksa mbi ndërtesën paguhet si një shumë fikse për m2 në vit dhe diferencën mes ndërtesave të banimit dhe ndërtesave të tjera, ku futen ato për tregti, prodhim etj.

Gjatë fjalës në Këshillin Bashkiak, kryetari Erion Veliaj tha se “sa u përket shtëpive të banimit, kjo taksë i ndan ato në shtëpi të ndërtuara para vitit 1993 dhe pas vitit 1993.

Në paketën fiskale që po ju propozojmë kjo taksë ulet me 30 % për njësitë administrative, Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Krrabë, Ndroq, Shëngergj, Zall Herr dhe Zall Bastar dhe nuk ndryshon për njësitë e tjera administrative të Tiranës. Kjo ulje në njësitë e sipërpërmendura është bërë sepse këto zona vlera e pronës, është dukshëm më e ulët se në Tiranë, dhe të ardhurat e popullsisë janë të ulëta.”

Sa u përket ndërtesave për tregti, kjo taksë ulet për biznesin e vogël, ndërsa ndërtesat e prodhimit e paguajnë këtë taksë në një shumë fikse e cila në propozimet e bashkisë mbetet aq sa ç’ka qenë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *