Bashkia e Tiranës vijon aksionet për lirimin e hapësirave dhe gjobat ndaj ndotësve

redaktor

Bashkia e Tiranës vijon me aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e gjobave për këto që ndot qytetin. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka publikuar për herë të parë shifrat e fushatës disa javore lidhur me shqetësimet e qytetarëve për ndotjen, zaptimin e hapësirave publike dhe transportin urban, aksione të kryera edhe si Task Forcë mes Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.

Lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në rrugët dhe lagjet e Tiranës zë 

volumin më të madh të punës, ku janë larguar vend parkimet e kundra ligjishme në pesë njësi të kryeqytetit. 121 masa administrative janë vendosur ndaj subjekete që kanë zënë hapësirat publike, që kanë dëmtuar trotuarët ose kanë ndërhyrë në fasadat e pallateve.

Nga ana tjetër, AMK-ja ka ushtruar kontroll tek të gjitha subjektet që konsiderohen ndotës së mjedisit në Tiranë, duke vendosur 426 gjoba për mos pajisje me dokumentacion e nevojshëm mjedisor. Për sa i përket kontrollit të transportit urban si një shqetësim i shpeshtë i qytetarëve, AMK-ja ka vënë mbi 300 gjoba, kryesisht për mos respektimin e frekuencave nga autobusët, sjelljen, sigurinë apo zbatimin e kontratave.

Ndërkaq, edhe shërbimi veterinar ka ndërmarrë një aksion sensibilizues, jo vetëm ndaj subjeteve të tregtimit të mishit në Tiranë, por edhe pikave të therjes së gjësë së gjallë. E gjitha kjo për të garantuar mish të sigurt për kryeqytetasit. Aksioni është përqendruar te Pazari i Ri dhe tregu i mishit në Kthesën e Kamzës. Pas kësaj nisme, për herë të parë u mbajt edhe një takim i përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit për hartimin e një plani të përbashkët veprimi dhe grupi pune mes pushtetit vendor dhe atij qendor, për kontrollin e thertoreve dhe subjekteve që tregtojnë mish të freskët në Tiranë.

22388181533_56adca67bf_hIMG-20151113-WA0004

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *