Bashkia e Tiranës vlerësohet për qeverisjen e hapur në Samitin e Meksikës

Saimir Lleshi

Në Samitin Global për qeverisjen e hapur që u mbajt këtë javë në Meksikë, Tirana është vlerësuar si një nga katër kryeqytetet që muajt e fundit kanë shënuar progres në mirëqeverisje.

Bashkë me bashkitë e Parisit, Pretorias dhe Mexico City, Bashkia e Tiranës u vlerësua për qeverisjen e hapur dhe nismat e ndërmarra në më pak se 100 ditë nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri, veçanërisht për pastrimin e qytetit, ditët pa makina dhe adoptimin e çerdheve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbajti edhe një fjalë mbi mirëqeverisjen, tregoi pas Samitit edhe planet që do të konkretizoheshin së shpejti.

“Së shpejti do të kemi një aplikacion të ri ku çdo qytetar mund të raportojë për ndotjen e qytetit dhe të marrë informacion mbi transportin, parqet e parkingjet. Ditët më të mira për qytetin i kemi përpara”, tha ai.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një nismë shumëpalëshe që prezantua për herë të parë në vitin 2011 si një platformë për ata që ndërmarrin reforma, në mënyrë që të sigurohet qeverisje e përgjegjshme, e hapur dhe transparente. Ky samit zhvillohet çdo dy vjet dhe përfaqëson organizimin më të madh të praktikantëve të principeve të qeverisjes së hapur nga e gjithë bota.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *