Kur mbeten ende pak ditë nga mbyllja edhe për këtë vit e sezonit të mbjelljeve, favorizuar edhe nga moti i mirë e me lagështirë, Bashkia e Tiranës ka shtuar punën e saj për të mbjellë pemë në Tiranë. Aksionit kësaj here iu bashkua edhe ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, si dhe përfaqësues të ambasadës e të Bashkisë së Vienës, të cilët i dhuruan kryeqytetit 40 pemë të mëdha panje, frashëri, likuidamber dhe bli, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit Artificial.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi miqtë austriakë për kontributin e tyre, ndërsa theksoi se kjo tregon se përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar, siç është rasti edhe i përfaqësuesve diplomatik.
“Jam shumë entuziast që bashkë me mikun tim, ambasadorin Johann Sattler dhe miqtë nga Bashkia e Vjenës, mbjellim 40 pemë të rritura. Është pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës. Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se mbjellja e pemëve jo vetëm që e lidh njeriun më shumë me një qytet të caktuar, duke e bërë atë që të ndihet pjesë e tij, edhe pasi të ketë mbaruar detyrën që i kanë caktuar. “Sot rrënjët nuk i kemi vetëm metaforë, i kemi edhe fizike, kështu që jam shumë krenar për këtë bashkëpunim që kemi me qytetin e Vjenës. Në fund të ditës, bashkëpunimi mes qyteteve dhe shteteve është bashkëpunim mes njerëzish dhe kur njerëzit punojnë bashkë, qoftë edhe në gjëra simbolike si mbjellja e pemëve apo në projekte të mëdha infrastrukture, atëherë edhe kombet afrohen më shumë”, u shpreh kryebashkiaku.
Ambasadori i Austrisë Johann Sattler vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin. “Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë”, tha ambasadori Sattler.

l.h/ dita

Ambasadorin e ka shpallur spiun fahri balliu.
Sot qeveritaret i quajne maredheniet e shkelqyera me ato vende kur qeverite e tyre thone ndonje fjale te mire per qeveritanet tane ose dhurojne ca peme,ca kazane plehrash,uniforma per policine etj,ndersa ne kohen e diktatures komuniste maredhenie te mira quheshin atehere kur nje vend te JEPTE KREDI FALAS PER TE GJITHA NDERTIMET E 5 VJECARIT qee llogariteshin ne miliona dollare dhe qe perbenin 20-25 fabrikja,uzina e kombinate,nje hidrocentral,qindra km hekurudhe, armatime dhe municione per ushtrine,avione,katera silurues per ushtrine,raketa etj,etjKeto i beri vetem KINA!
Ndersa sot quhet sukses vetem se Rama del ne foto me nje kryeminister!
I hengert mortja keta rrufjane politike!
Kina , i vetmi vend qe kandihmuar vertete Shqiperine!
Edhe i vetmi vend ku edhe sot Shqiptaret respektohen si miqe .
Bashkia e qytyetit Rangotango e shtetit Majhun i dhuroi bashkise se Tiranes 5 wc portative,5 kazane plehrash dhe 10 puntore pastrimi per 10 vjet!