Bashkia gjobit policinë e Tiranës

anazapta

Bashkia e Tiranës ka gjobitur me 8 milion lekë Policinë e Tiranës.  Shkak për këtë janë bërë punimet për rikonstruksionin e komisariatit numër 2 në Tiranë. Sipas bashkisë, këto punime janë kryer në kundërshtim me ligjin. “Policia e Tiranës nuk është pajisur me dokumentacionin tekniko-ligjo përkatës nga Bashkia e Tiranës që duhet për të ndërtuar apo rikonstruktuar ndërtesa”, thotë bashkia. Për këtë arsye Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës ka gjobitur me 8 milionë lekë të vjetra policinë e kryeqytetit. Bashkia thotë se pranë saj nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ana e Policisë së Tiranës, për t’u pajisur me lejen e ndërtimit. Gjoba është vendosur që para katër muajsh, por ajo nuk është paguar. Bashkia thotë se nuk është marrë leje as për punimet që janë kryer në godinën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. / TEMA

 

Share This Article
2 Comments
  • Keta te Bashkise se Tiranes mbaruan me zgjidhjen e halleve te popullit dhe po gricen me Policine Shtetit.
    Ku ishin keta te Bashkise kur Prokuroria e Pergjitheshme shtoj nje kat objektit ekzistues ?
    Keta te Bashkise jane per t’u “gjobitur” nga i pari tek i fundit per ndertimet pa leje qe kane lejuar gjate fushates zgjedhore e ne menyre te vecante nga 23 qershori 2013 deri 15 shtator 2013, madje jane per tu marre te pandehur per shperdorim detyre sepse i kane lejuar ndertimet pa leje kundrejt pagesave te majme.

    • Mesa di unë rikonstruksioni i komisariatit 2 është bërë para 3-4 vjetesh ne kohen e saliut? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *