Bashkia e Tiranës ka akuzuar Partinë Demokratike si orkestruese të protestës së sotme te Liqeni Artificial kundër ndërtimit të parkut të lojërave për fëmijë. Në një deklaratë për mediat, Bashkia i cilëson veprime vandalësh, dëmtimin e gardhit rrethues të projektit nga protestuesit.
“Sot, një grup i vogël njerëzish, me veprime vandalësh, u përfshinë në dëmtime masive të pronës publike, të pronës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke sulmuar e prishur objekte për të penguar sërish punimet për Parkun e Lodrave të Fëmijëve. Të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit, duke krijuar dëme materiale dhe vonuar punimet për të ofruar një shërbim të munguar, që është një ëndërr e fëmijëve të qytetit, por edhe e prindërve, gjysheve, gjyshërve tanë”.
Sipas Bashkisë,një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit.
“Janë të njëjtit njerëz që për 4 vjet e lanë qytetin të dergjet në plehra, rrugë e trotuarë të degradojnë, ndriçimin e qytetit dhe të vetë parkut të shuhet, që lanë lokalet të mbijnë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut, ata që deri dje e hëngrën parkun e Tiranës nga të gjitha anët, që nuk mbollën asnjë pemë e që s’lanë pemë pa hedhur përtokë, që hapën gropa për pallatë shumëkatëshe, të cilat ende i qajnë që ju mbetën veç gropë, sot veshin petkun e dashnorëve të pemëve dhe që sot, duke servirur informacione të pavërteta, duke trumpetuar tmerre të paqena, duan me çdo kusht që Parku i Lodrave për Fëmijët të mos mbarojë”.
Në përfundim të deklaratës, Bashkia e Tiranës thotë se aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm.
“Ata nuk e duan një zhvillim të tillë, pasi secili sukses i Bashkisë së Tiranës është provë e mëtejshme e dështimit të Lulzim Bashës. Rrugët e pastra tani, tregojnë qartë se ai dështoi me pastrimin; rrugët e riparuara tregojnë se mirëmbajtja është e mundur, por ai nuk dinte ta bënte; çerdhet e rregulluara tregojnë se ai i la pasdore fëmijët e qytetit tonë, e kështu me rradhë për çdo punë të kryer.Kjo është arsyeja e vërtetë përse i janë turrur parkut të lojërave.Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për të vijuar për t’i shërbyer çdo ditë qytetarëve dhe për të sjellë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës. Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm”.

Ke shume te drejte o Z.Velija keta vandale jane mesuar me rrumpalle pa ligje dhe ne te rrijne ne plehra si derra. Por do besh mire tu tregosh vendin. Perdor ligjin dhe mos i lejo tete fyejne apo te kundershtojne policine. Rregulli vendoset me ligj per ate qe nuk e zbaton.Pune te mbare me keta njerez te shtrember qe nuk u mesuan ti binden ligjit.
Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.
Koha vërtetoi se në emër të shoqërisë civile ata përdorën protestat për të çuar përpara axhendën e tyre personale. Vijmë te protesta e kësaj të diele në parkun e Liqenin Artificial ku u tha se protestues të shoqërisë civile u përplasën me policinë, pasi janë kundër prerjes së pemëve dhe ndërtimit të këndit të lojrave në këtë hapësirë të kryeqytetit. Në parantezë, kjo protestë ngjason shumë me protestat e shoqërisë civile gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku asokohe shoqëria civile përfaqësohej nga Artan Lame apo Artan Shkreli, sot njëri drejtor i Agjencisë së Legalizimeve dhe tjetri këshilltar pranë kryeministrit. Ngjashmëria është se në të dyja rastet flitet në emër të qytetarëve.
Po kush janë përfaqësuesit e shoqërisë civile që protestojnë për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Palët që pretendojnë se përfaqësojnë shoqërine civile u përplasën pas një takimi me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku deklaruan se veprojnë të ndara nga njëra-tjetra. Sazan Guri, ekologjist me komunikim të hapur me LSI-në dhe Zirkon Disha, i afërt me Partinë Demokratike u prezantuan si grupim më vete që kërkon ndalimin e projektit të bashkisë për Këndin e Lojrave, ndërsa Eljan Tanini si aktivist më vete që deklaroi se do të bëjë kallezim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe prerjen e pemeve.
Të tre personazhet janë fytyra aktive në protesta si ajo për armët kimike, lumin Radika apo ndërtimin në digën e Liqenit Artificial, ku seicili ka promovuar grupimin e tij për ta bërë sa më të njohur dhe të aksesueshëm në projekte që ndihmojnë me fonde shoqërinë civile. Në reagimin e ish-kryeministrit Berisha për protestën, ku flitet për dhunë dhe terror policor përmendet emri i njërit prej veprimtarëve të shoqërisë civile. “Dhune, terror policesk, hekura, shqelma, grushta e shkopinj, arrestime te gazetareve, veprimtarve te shoqerise civile si Zirkon Disha, qytetareve te thjeshte, me urdher te Rames nga çunat e tij te krimit per fajin e vetem se ata po mbronin sot mushkrite tona, pra te Tiranes, parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama – Veliaj”-shkruan Berisha në postimin e tij, mesa duket jo pa qëllim. Edhe roli aktiv i Adriatik Lllallës në këtë histori e kompromenton disi kauzën që është përqafuar edhe nga kryeprokurori i Republikës, njeri i mbështetur nga LSI. Nuk është çudi që në ditët në vijim të shohim në kacafytje me policinë edhe Aleancën Kuq e Zi.
Kundërshtia për ndërtimin e një këndi lojrash në Parkun e Liqenit Artificial mund të jetë një kauzë e drejtë dhe ndoshta shumë qytetarë besojnë se është në dëm të kryeqytetit, por udhëheqësit e protestave të shoqërisë civile ngrenë shumë pikëpyetje mbi axhendat politike dhe personale të këtyre lloj protestave. Një skemë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e njeh mirë dhe që tani po i kthehet nga shoqëria civile me të njëjtën monedhë.
Ne ate park eshte e ndaluar si te priten peme ashtu edhe te ndertohet sipas interesave te ngushta te lali Erit dhe te Ramiut.
Sa shpejt harroi mjaftisti Veliaj kur ishte pjese e ketij grupi te vogel “vandalesh” e ku askush nuk i dhunoi edhe pse zhgarravitnin muret dhe ambjentet e askush nuk i arrestoi, gjobiti apo dhunoi kur benin protesta pa leje. Hipokriti Veliaj i mohoi shoket e protestave tani qe eshte ulur vete ne kolltuk duke treguar tere pafytyresine e nje perfituesi te paskrupullt.
Me sa pashe ne ate filmin e Kryeministrit per “kendin e lojrave”nese realizohet atehere ne vende te Parkut te gjelbert te liqenit do kemi Parkun e e betonit per sport te liqeni.Edhe pse jame me PS ende, uroj qe kurre mos u realizofte ky MONSTER qe do jete edhe fundi i purkat….