ODIHR takohet me kreun e FRD-së: Detyrë e qeverisë, kushte optimale për zgjedhjet

Rovena Cerka

Përfaqësues të vëzhguesve të misionit të ODIHR janë takuar sot me kreun e partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu.

Takimi është bërë në selinë e kësaj force politike, ku prej gati një muaji Bashkia e Tiranës ka ndërprerë energjinë elektrike.

Këshilltari politik i vëzhguesve të ODIR-it është njohur me situatën në selinë e FRD ndërsa fokusi i bisedimeve mësohet se ka qenë fushata elektorale dhe garancia për zgjedhje të lira e të ndershme me 25 prill.

Mësohet se përfaqësuesit e OSBE – ODIHR janë shprehur se është detyrë e qeverisë të krijojë kushte optimale për zgjedhjet.

m.m/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *