Bashkia i shemb shtëpinë kandidatit të opozitës

anazapta

Policia ndërtimore e Bashkisë së Tiranës i ka shembur ndërtesën e tij kandidatit për deputet të partisë Ardhmëria Shqiptare, Arben Muçaj.

Vetë Muçaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit të majtë, thotë se punimet për rikonstruksionin e banesës së tij të vjetër, e ndërtuar rreth viteve ’60, kanë nisur në muajin tetor, por aktualisht janë ndërprerë për shkak se ishte në pritje të marrjes së një leje për rikonstruktim nga ky institucion. Ai sqaron se vetëm një ditë pasi kishte vënë posterat e partisë së tij tek dera e pronës së vet, pa u sinjalizuar më parë, Bashkia është paraqitur për t’ia prishur atë.

“Kam pasur një objekt të vjetër me certifikatë të rregullt, me avlli, me portë. Ka qenë e pabanueshme. Sa të bëhej ligji i ri, bëra disa kolona, më thanë ta pezulloj dhe e pezullova. Nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Erdhën makineri të mëdha, pa njoftuar çfarë problemi ka. Ka qenë objekt ekzistues me certifikatë të rregullt. Jam këtu për të denoncuar aktin vandal të policisë bashkiake me në krye Florenc Hoxhën. Kam aplikuar në Bashki për t’u pajisur me një leje për rikontruksionin e këtij objekti. Më kanë thënë që jam në pritje. Objekti është pezulluar në shkurt. Ajo që unë kam bërë është vendosja e posterave te dera e shtëpisë”, thotë ai për “Shekullin”.

Muçaj shprehet se sulmi është politik. “Kanë parë që ka dalë numri 36 kudo në sondazhet që kanë bërë partitë. As nuk kemi ngacmuar njeri, kemi punuar. Është thjesht politike, sepse nuk ka shpjegim tjetër”, përfundon ai.

Share This Article
18 Comments
  • ah mjer ne thuaj mjere ne per standartet e lirise ,ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini rilindja po afron

    • Fati jone i keq qe kemi 8 vjet dhe qeverisemi nga vandale dhe akoma me i keq qe kane pushtuar tashme dhe bashkine.raste te tilla te paprecedent shenohen kudo cdo ore.eshte momenti qe tu themi “STOP” ne 23 qershor

      • Luiz skodrani cilat jane veprat e saliut ate korrupsionin dhe evazhionin fiskal e ka gjithmone ne rritje, nuk e di se ku ti shikon vepra se ne te tjeret vetem vepra qe nuk shikojm.

        Gjithsesi ky makth per shqipetarte e papune dhe super te varfer te te ketij vendi do mare fund shume shpejt dhe te gjithe do jemi krenar per Edi Ramen kryeminister ndaj dhe mos mer persiper te flasesh per Ramen por meru m saliun dhe qeverine e tij qe dita dites vetem po e shkaterrojne kete vend.

  • oooo a jeni ne terezi cbeni skandalet vazhdojne per partine demokratike dhe kjo nuk i ndihmojne ne fushatene e tyre , kjo e shte fushata e tyre , pushime nga puna kush nuk mbeshtet pd, shembje shpish per aktiviste te ps korrupsion, duhet rilindje urgjente keshtu nuk mund te ecim , ne duam te zbatohet ligji dhe vetem ligji

  • Ditet i keni te numeruara sali mafiozi , cdo dite e thellin humbjen tende,po nuk mbahet pushteti me keto veprime o i zi jo, njerzit kane sy e veshe, shohin cbehet, pse ja prish pronen tjetrit apo i ps , cjane keto mesazhe qe percjell o kryeminister ne ikje , urrejtje dhe ndarje te njerzve pffff

  • shume pak dite na ndajne nga rilindja , dhe keto do te jene kujtime te lena pas , si gjithmon saliu dhe politikat e tij manipuluese , kercenuese dhe presionet dalin ne shesh , njerzit denoncojne cdo akt te shumetuar te ardhur nga pd , keni deshtuar dhe jeni shume te deshperuara veprimet tuaja e tregojne kete

  • pavarsishte cdo gjeje nuk do tia dalin

    jane vene ne levizje te gjithe ata militantet e pd me urdher te saliut e bashes bashke me policine e shtetit e punonjesit e administrates ne dobi te manipulimit dhe presionit per te votuar sali berishen por kjo eshte e kot rrenimi i tij nuk mbulohet me propaganda

  • edhe 16 dite , mos u merzit zoteri je i ps ndaj, berisha duhet te dorezohet perndryshe do te perballet me popullin nqs ai jep shembullin e pare qe eshte kundra ligjit si kryeminister ne ikje pse mos ta bej nje qytetar qe po i thyhet e vetmja e drejt qe ka vota e lire ? ketop sjan eveprime prej burri shtet

  • veprime te pa venda te nje njeriu qe pretendon se ka bere arritje , ti mendon se ajo shembje shtepie do te te jap vota apo do t friksoj njerz ? e keni gabim zoti berisha rrugetimin e rilindjes nuk e ndal dot as ti dhe askush , populli e do dhe kjo i mjafton partise socialiste , kanditateve te saj dhe te gjithe skuadres rilindje

  • Fati jone i keq qe kemi 8 vjet dhe qeverisemi nga vandale dhe akoma me i keq qe kane pushtuar tashme dhe bashkine.raste te tilla te paprecedent shenohen kudo cdo ore.eshte momenti qe tu themi “STOP” ne 23 qershor

  • Po nuk te lene te ngresh krye keta more jo, do te meren me cdo person nje e nga nje ….Pushtet mafjoz…..eshte koha per Rilindje per ti treguar lulushit se kush ndertime ane pa lje dhe jasht zones se ndertimit dhe ti veme kazmat pastaj e ta shikoi edhe ai se si prishen pallatet e miqve te tij.Rilindje

  • keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna apo me shembje shtepi pa te drejt e kundra ligjit? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar , mos u merzit zoteri kjo gje do te marre fund me 23 qershor rilindje me partine socialiste dhe edi ramen

  • ky eshte nje sulm direkt ndaj nje partie politike opozitare dhe sulm direkt ndaj kryetarit te saj dhe kjo esht ekomplet e patolerueshme dhe epa pranueshme per rendin demokratik ne vend

  • keto lloj sulmesh jane t rrezikshme per demokracine ne shqiperi dhe per vete afrimin e zgjehdjev edh eper faktin qe ndodhin ne fushate zgjedhore kjo gje,turp i amdh per kete qeveri qe ppo perdor forcen

  • prokuroria e vendit tone duhet te beje nje hetim te menjehershme ndaj kesaj gjendje alarmante dhe te efrikshme ky kercenohet prona e lire nga bashkia e nja kandidati te opozites vetem e vetme pse esht ekundra pushtetit

  • kjo qeveri po mundohet t eshkaterroje e te minoje besimin ne zgjehdje dhe te sulmoje e te friksoje kandidatet e opzites ne menyre qe ata te mos munden te bejne votate mundshme por kjo gjendje nuk duhet te lejohet te kaloje ne kete menyre t etrishte

  • ndaj 23 qerhsori duhet t ejet epergjigjie direkte me vote ndaj kesaj qeveri ndaj kesaj shpure te rrekshme ndaj shqipetaret ne 23 qerhsor duhet t evotojne per alternativen e rilidnejs larg ksaj shpure te rrezikshme

  • zoti, Arben
    Me vjen keq per veprimin e kryer nga Florec Hoxha nje sherbetor i bindur i partise ne pushtet.
    Ketij personi para 3 muajsh i kam telefonuar tre here per nje ndertim te saponisur (ne ate kohe se tani ke perfunduar me tre kate), duke i treguar adresen te Rruga Ramazan Demneri, ka derguar dy here inspektoret te cilet sa kane ardhur kane pare dhe kane ikur duke thene se nuk bejme dot asgje.
    Po i them perseri zotit Florenc se ne krah te hyrjes te gjimnazit Besnik Sykja sapo jane hedhur plintat per nje ndertese te re ne menyre te paligjeshme.Po qe se ai eshte kaq korrekt ne zbatimin e ligjit le te shkoje e ta prishe sa eshte ne kohe kete ndertim.
    Ju zoti Arben mund te njoftoni televizionet per kete problem.
    me respekt
    Flakatari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *