Bashkia i transformoi bllokun e banimit, kryetari i grupseksionit të PD falënderon Veliajn: Është e jashtëzakonshme, ka qenë katastrofë

Leda Hysa

Investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës në zonë e Kasharit po i gëzohen jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe të djathtët të cilët janë bindur tashmë se bindjet e tyre politike nuk duhet të kalojnë mbi interesat e familjes dhe të fëmijëve të tyre.

Shembulli më i qartë i kësaj ishte ngjarja e sotme ku gjatë një transmetimi live në Njësisë nr. 14, në kufi me Kombinatin, pranë “Fabrikës së Qelqit”, kryetari i grupseksionit të PD-,së Lek Dushaj, pavarësisht se militon si i djathtë, falënderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë ndryshim që ka ndodhur në bllokun e pallatit ku ai vetë banon.

Për më tepër lexoni bashkëbisedimin: Lek Dushaj: Z. Veliaj.

Veliaj: Po i dashur.

Lek Dushaj: Unë quhem Lek Dushaj, i djathtë prej 50 vjetësh, i zhgënjyer këto vitet e fundit.

Ne kemi pasur disa probleme këtu duke përjashtuar këtë që bëtë e jashtëzakonshme, ja kam thënë banorëve hajde mblidhemi, hamë e pimë këtu se është një gjë e jashtëzakonshme.

Kemi ndenjur prej kaq vitesh në pluhur. Veliaj: E di, e mbaj mend si ka qenë rruga, u vendos ndriçimi led.

Kur kam ardhur këtu përpara 4 vitesh inertet e pallatit ishte tabani i rrugës.

Lek Dushaj:Ka qenë katastrofë ta them unë.

Veliaj: Tani jemi dita me natën .

 

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *