Bashkia iu mbyll tregun, tregtarët protestë në Korçë: Jemi në kulmin e prodhimit

J L

Dhjetëra tregtarë të Korçës kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne duke bllokuar Unazën e qytetit. Në shenjë proteste, ata kanë hedhur perime në rrugë nën thirrjet “Hapni tregun” dhe “Rama ik!”.

Protestuesit shprehen se ditën e sotme bashkia i ka ndaluar që ata të shkojnë të shesin në treg, ndërsa shtojnë se nuk kanë vend tjetër ku mund të shkojnë për të tregtuar prodhimet e tyre.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron, na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, ka thënë njëri prej protestuesve.

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga tregtarët e Korçës është paralizuar qarkullimi i mjeteve duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Ky eshte shteti i maskarenjve antishqiptare qe me cdo menyre perpiqet te rrenoje fermerin shqiptar .Merrni shembull nga Kosova o te mjere dhe te koruptuar qe perpiqet me cdo menyre te mbroje prodhimin vendas dhe jo te favorizoje ate te huaj.Por tradhtaret e ketij kombi dine mire se c’bejne se udhezimet i marrin nga greku e serbi.

    • Keta jane matrapazet qe frutat dhe perimet i marrin nga Greqia dhe Maqedonia dhe i shesin pa license dhe tatime.
      Sa per Kosoven, mos fol kot se ata me keq se ne ketej qe hame miellin kanceroz te Serbit, pothuajse te gjitha i marrin nga Serbia.

      • po nga Greqia e Maqedonia si i sjellin?
        Sa per tatime, merri e futi ne b. se ka falur tatimet e biznesit te madh me 8.5%.
        Po ju doni kuponin e qepes dhe te patates, qelbesira.
        Kemi blere jashte ne tregje fermeresh, dhe pa fature fare. Kesh ne dore.
        U bene qelbesriat e Ramutit te kerkojne dhjame nga pleshti.
        Kriminele

  • Po pse ankoheni more kokepalare, Ramuti jua nxori foton me rrugen dy kalimshe, cju duhet tregu ju?
    tregun e kemi per miell serb te helmuar dhe per mallrat maqedone. Dashkeni dhe te shisni perime ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *