Bashkia e Tiranës njofton se si do të jenë abonetë për muajin qershor 2017, për të gjithë ata qytetarë perdorues te shërbimit të transportit publik qytetës.
Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.
Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale.
Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.
“Cdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës”- thote Bashkia.
Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime.

Veliaj, perse nuk ka ose nuk gjenden abone per studentet ?
Nuk do jete e larget dita,madje jemi te vonuar per vendosjen se aboneve me karta elektromagnetike.Ministria e Transportit duhet te pergatise projekt ligjin dhe te vendose afate se kur do te hyjne ne qarkullim autobuzet e paisur me kamera dhe aparatin perkates te kalimit.Per kete ndryshim duhet te jene te informuar operatoret per marrjen e ketyre masave.Nuk eshte pune e vogel,do te ndryshoje e gjithe struktura e parkut te sotem te autobuzave urbane.A eshte pune e vogel kjo?Jo apsolutisht,eshte nje reforme qe kerkon t’i paraprihet me masa teknike dhe ekonomike.Tirana do te jete e para qe do te hyje ne kete freforme.Mjaft me me stresin e urbaneve primitive dhe fatorineve arrogante.Eshte nje sitem i tere dixhital qe duhet te ngrihet.Te gjithe duhet te jene te pergatitur,do ecim si gjithe bota.