Bashkia e Malësisë së Madhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me prishjen e kullës së Prek Calit në Vermosh.
Përmes një deklarate të gjatë për mediat, Bashkia pretendon se lajmi që po qarkullon në media në lidhje me prishjen e Kullës së Martirit të Demokracisë Prek Calit është i pavërtetë dhe abuziv.
E vërteta sipas bashkisë së Malësisë së Madhe është krejt ndryshe:
“ Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banor i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali.(Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit) Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifimikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet”.
Nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri, por sipas Bashkisë nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shëmbjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri.
“Të ndodhur në këto kushte u mbajt proces- verbal konstatimi për ndërtimin pa leje në fshatin Velipojë të Vermoshit-Njësia Administrative Kelmend.Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21.08.2017 është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet” sqaron më tej Bashkia.
Sipas Bashkisë së Malësisë së Madhe, “duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësajë periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05.09.2017 kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësajë periudhe në këtë objekt”.
Me date 14.09.2017 nga ana e Bashkisë u morën masat për shëmbjen e ndërtimit të ri i cili ishte i jashtëligjshëm dhe janë prishur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia egzistuese e Prek Calit.
“Çdo veprim i ndërmarrë nga Bashkia Malësi e Madhe është në përputhje të plotë me ligjin.E theksojmë edhe njëherë që Bashkia Malësi e Madhe nuk ka të bëjë me prishjen e Kullës së Prek Calit, përkundrazi e dënon rëndë aktin e prishjes së kësaj kulle e cila është simbol i lirisë dhe demokracisë shqiptare”.
Për këtë rast, Bashkia Malësi e Madhe thotë se jemi të hapur dhe transparente për sqarime të mëtejshme për ngjarjen.

Vetem shteti ligjor do ta baje Shqiperine qe ka qe ne krijimin e kombit shqiptar pa shtet! Le te shpreojme qe Rama do ta beje!
Po nxirr emrat e personave qe kane guximin te prishin kullen e Preke Calit dhe ndertojne aty mejhane?
Bajraktari feudal Preng Cali nuk ishte “Martir i Demokracisë” qe nuk e njohte se nga binte, por luftetar per lirine , pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise. Perkrah iniciativen e deputetit Tom Doshi qe kulla e Preng Calit të behet me leje dhe dokumentacion te rregullt: Muze i Historise se Vermoshit..