Bashkia shtron rrugën në Kombinat, Veliaj: Mbajtëm premtimin

Elton Tafaruci

Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës nuk është vetëm qendra e qytetit, por edhe periferia e tij. Një nga zonat në urbanizim, ajo e Kombinatit në Njësinë Administrative Nr. 6, ka tashmë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për ndërtimin e rrugës “Piro Goda”, e cila do t’i shërbejë një komuniteti të madh banorësh, kryesisht të ardhur pas viteve ‘90.

“Siç e dëgjuam edhe nga banorët, kishte dyshime nëse do të vazhdohej tradita ku premtohej në fushatë dhe fjala s’mbahej asnjëherë. Ndaj, jam shumë krenar që e kemi mbajtur fjalën dhe ende pa u mbushur një vit nga dita kur qytetarët votuan për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur, e kemi çuar këtë rrugë në drejtimin e duhur”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai shtoi se vetëm në vitin e parë kanë përfunduar mbi 20 investime të kësaj natyre në lagje, si dhe 10 rrugë kryesore që lidhin arterie në zona të ndryshme të Tiranës.

Share This Article
2 Comments
  • Po per GETON e Yzberishit,a ke menduar gje o SULLTANI yne??
    Se po mendove ti,ne do marrim fryme,ndryshge do vdesim!
    Ti nuki je per kryetar Bashkie i kryeqytetit,bi8le as per brigadier kooperative,se ti je vetem per show mediatik!
    Yzberishi sot ka popullsi sa dy fishi i kombi9natit dhe nuk eshte ndertuar nga shteti asnje meter rruge per 26 vjet!
    Ti kete nhuk e di,se ne Yzberish nuk vijne ambasadoret,turistet etj qe te shikojne punen tende!
    Se ti vetem per vete po punon!
    Mallkuar votat tona o Erion Veliaj!

  • Kjo eshte ne programin e punes te nje bashkie dhe nuk eshte premtim per hater……………… Nuk e di se cfare tjeter pune ka dhe duhet te beje bashkia ne qofte se nuk rregullon rruget,ndricimin ,infrastrukturen etje ejtj……… cfare do te thote kjo e shtruam rrugen dhe mbajtem premtimin………………….Sa turp……… dhe na botohet ne lajm………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *