Bashkia e Skraparit ka bërë gati dhe do të depozitojë në organin e Prokurorisë padinë për shpërdorim detyre ndaj prefektit të qarkut Berat, Harrilla Dafa.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Bashkisë së Skraparit, të cilat kanë konfirmuar hartimin e padisë penale ndaj Prefektit të Beratit, i cili ka shkelur procedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Burimet sqaruan se shkak i kësaj padie është veprimi antiligjor i Prefektit të Beratit, i cili në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore të zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar, pa prezencën jo vetëm të Kryetarit të Bashkisë së Skraparit, por pa prezencën edhe të përfaqësuesve të kësaj bashkie.
Në fakt, burimet bën të ditura, se mbledhja e këshillit bashkiak të datës 4 janar 2019 për buxhetin e bashkisë Skrapar, është thërritur nga Prefekti i Beratit Harrilla Dafa, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe vetë prefekti i Beratit Dafa, ndërkohë që ai ka insistuar për zhvillimin e mbledhjes, pavarësisht se ligji e thotë qartësisht se mbledhjen e thërret Kryetari i Bashkisw dhe prezenca e tij dhe e administratës bashkiake është e domosdoshme në diskutimet për buxhetin.
Jo vetëm kaq, por në këtë mbledhje Këshilli, e cila më së shumti i ngjante mbledhjeve të organizatave të Rilindjes, janë marrë vendime tërësisht antiligjore, me karakter të theksuar të hakmarrjes politike.
Mbledhja antiligjore e datës 4 Janar, me votat e këshilltarëve socialistë ka vendosur në mënyrë të paimagjinueshme shkurtimin drastik, në nivel 50% të buxhetit të Bashkisë së Skraparit. Kjo ka bërë që për shkak të këtij votimi antiligjor, 65% e stafit të administratës së Bashkisë së Skraparit të reduktohet dhe 148 punonjës të kësaj bashkie të flaken në rrugë. Ky veprim është urdhëruar dhe nga deputeti i rilindjes Adnor Shameti.
Për këtë arsye, Bashkia e Skraparit ka bërë gati padinë penale ndaj Prefektit të Beratit, Dafa për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore.
o.j/dita
O hajduter.Po ku kini fytyre ju o elliqesira te proçedoni Harilla Dafen.Po hajduti nuk mund te rrije dot me z.Harilla.O felliqesira mos e permendni emri e z.Harilla se e beni pis.
Kryetari i bashkise Skrapar Nesim Spahiu duhet penalizuar per fryrjen e administrates me persona qe banojne ne Tirane ndonje dhe jashte shtetit Mekatet dhe abuzimet e ketij deliranti nuk i lane Amazona pa Osumi jo dhe jo. Harilla duhet ta kishte paditur me kohe kete dhe sidomos Petritin e Beratit. Por ne prefektur ndodhet nje pseudo gazetar spiun i Nesimit!
Ju te LSI jeni kanceri kombit Shqiptar Me gjithe se riindja eshte mut ,por ju ja kaloni ,e po te ishte ne doren time, juve te LSI hajdute ,ju hipja ne nje anije dhe ju hidhja ne oqean tju hanin peshkaqenet.
Ilir Meta! e mbolli Skraparin me droge dhe vendosi dhe roje per te ruajtur te mbjellat ,shkaterroi malin e Tomorrit ,parkun kombetar dhe nji nga perlat e natyres shqiptare me guroret dhe i beri per”vehte’popullin e vuajtur te Skraparit me keto vepra kriminale !