Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka shkarkuar nga puna rreth 80 punonjës të administratës së bashkisë. Shkarkimet nga puna kanë vijuar gjatë gjithë muajit shtator e në vijim, me motivacione nga më të ndryshmet.
Sipas tch, mes motivacioneve janë edhe shkurtimet e strukturave, por rezulton se postet e punonjësve të shkarkuar me ketë motivacion jo vetëm që nuk janë shkurtuar, por janë zëvendësuar me punonjës të tjerë, militantë partie.
Deri tani numri i të larguarve nga puna ka arritur në 80, ndërkohë që fati i tyre i pret edhe punonjësit e mbetur sepse shkarkimet po vijojnë.
Të larguarit nga puna kanë deklaruar se, janë hequr për arsye politike dhe janë zëvendësuar me militantë partie.
Të larguarit nga puna kanë deklaruar, se për të kërkuar të drejtat e tyre në lidhje me shkarkimet e bëra nga kryebashkiaku i Skraparit, ata i janë drejtuar Gjykatës.
Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka deklaruar se, shkarkimet nga puna kanë ndodhur për dy arsye: për shkak të mospërputhjes së profilit arsimor me detyrën dhe për shkak të ristrukturimit të strukturës së administratës që, sipas kryebashkiakut Mema, ka qënë e papërballueshme financiarisht nga bashkia.
o.j/dita
