Bashkia: Tirana do të bëhet! PD lot krokodili

Elton Tafaruci
User comments

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratës për shtyp të partisë Demokratike, që kundërshton ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit.

Në reagimin e saj, bashkia deklaron se, PD do të hyjë në histori si monument politik për shkatërrimin e pronës publike.

“PD lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në park, ndërsa sot kinse përdëllehet për parkun”, thuhet në reagimin për shtyp.

Bashkia e akuzon PD se, lejoi lavazhe, motele, restorante e qindra banesa në bregun jugor të Farkës.

“PD e kishte mundësinë të qeveriste për 4 vjet qytetin, por e rrënoi atë”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

“Tirana do bëhet! Ndërtimet e tyre pa leje në liqen do të prishen, siç u janë prishur zaptimet te stadiumi Dinamo e tek Opera. Po ju prishen interesat private, për interesin publik të Tiranës. Ndaj jam i vendosur që Tirana të mos humbasë më kohë. Pas çerdheve, këtë vit vazhdojmë me kopshtet, e pas tyre shkollat. Do përfundojmë me dy unazat dhe Bulevardin. Do mbarojë shumë shpejt Pazari i Ri, e do nisë shumë shpejt Sheshi Skënderbej” përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës.

Share This Article
1 Comment
  • BOLL E NDATE POPULLIN NE PS DHE PD O MASHTRUES ENVERISTE TE PARTISE SE PUNES!

    Mos betonizoni Tironen tone dhe mos shkaterroni Parkun e vjeter te Shen Prokopit se ju vret Zoti o enverista te pabese te Partise se Punes duke i justifikuar veprimet tuaja te ulata dhe dinake me qellim vetem perfitimi dhe vjedhjesh fondesh publike me politiken mesjetare:

    PERCA DHE SUNDO!

    sepse:

    Mjafton vetem nje pyetje per te zbuluar fytyren pa moral te Rilindjes Edviniste:

    PSE NUK I KENI NDESHKUAR KUSARET DHE VRASTARET E SALI BERISHES DERI TANI?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *