Bashkia e Tiranës publikoi sot të dhëna rreth lidhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit dhe kompanisë së ndërtimit të pallateve tek Diga e Liqenit Artificial.
Nënkryetari, Arbjan Mazniku, tha se Bashkia nuk do të lejojë asnjë lloj ndërtimi në këtë zonë të Tiranës.
Deklarata e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku:
Prej ditësh, kemi argumentuar e faktuar para publikut fakte tronditëse që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë sot për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial.
Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.
Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.
Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta – që është palë me ndërtuesin.
Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të procedurave normale.
Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.
E së pesti, sërisht sot kemi fakte të reja që ky është një gjyq i monutar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë.
Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.
Në një situatë normale ky fakt duhet të kishte qenë i mjaftueshëm që zotëria në fjalë të kërkonte vullnetarisht të mos gjykonte këtë çështje. Kjo do të kishte qenë funksionimi normal i sistemit të drejtësisë.
Por jo! Qartësisht, ky rast po provon katërcipërisht së sistemi gjyqësor është i kapur nga një bandë dhe i shërben interesave të disave, por jo interesave të qytetarëve, jo interesave te qytetit.
Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që mund të justifkojë veprimet e gjykatës dhe sistemit përballë fakteve.
Është FAKT se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerë të kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.
Është FAKT se gjyqtarja Alkelina Gazidede, prej më shumë se një jave, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.
Është FAKT se, siç shprehet në 2014 ILKPD – Në datën 31 Mars 2014:
- Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.
- Fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.
- Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.
- Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.
- Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.
- Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e z. Qafa prej 50.000.000 lekë, të cilat i paska dhënë me fajde, dhe ka përfituar prej tyre, 9 milion në 2009, 9 milion në 2010 dhe 12 milion në 2011.
Ndërkohë që, z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.
Për referencë po lexoj një pjesë nga çfarë shkruante gazeta RIlindja Demokratike për zotërinë Arjan Qafa dhe po e citoj shkrimin e RD-së – “…një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër”.
Në këtë rast, vetëm mund të biem dakort me RD-në e dikurshme, citoj: “Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t’u kuptuar”.
Bashkia e Tiranës nuk mund të pranojë që kushërinjtë dhe ortakët e aksionerëve të “Gener 2” të gjykojnë fitimin 220 milion euro të “Gener 2”. Kjo që po tenton të bëjë kjo treshe gjyqësore është e paprecedentë, e jashtëligjshme dhe e pistë, që vjen erë parash.
Për këtë arsye, që herët në mëngjes, në dritën e këtyre fakteve të reja dhe ulëritëse, Bashkia e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Administrative të Apelit kërkesën për përjashtimin nga ky trup gjykues të gjyqtarit Arjan Qafa për arsye të konfliktit të interesit me kompaninë Gener 2.
Gjithashtu, kjo trupë gjykuese nuk mund ta gjykojë çështjen në themel pa u shprehur më përpara Gjykata e Lartë.
Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

Mazniku ti do te beje mire te heshtje se ne Ministrine e Arsimit ku punoje eshte bere katrahura dhe shperblimi per sherbimet e e ministres Nikolla qe villa 500 mije euroshe e paguar nga Neim Cili. Ju mjaftistet e Erjonkes nuk keni tagrin per te bere moral se jeni te zhytur ne mashtrim, korrupsion e zhdukje parash.
O zoti INFO !
Na jep ndonje mendim te MENCUR per problemin qe shqetson se sa te hallakatesh me te shkuaren ne kete cast.Mund te kesh edhe te drejte POR jo tani te shprehesh.
O INFO BAJGA ANALITIKE , PSE NUK NA THUA ASNJE FJALE PER PROBLEMIN QE SHTROHET NE ARTIKULL , POR VETEM LEH E LEH E LEH , SI QEN RRUGESH , ASHTU SIC BEN CDO DITE ?!
TE DUKEN NORMALE GJITHE KY MAL ME KRIME , I KRYER ME SE PARI NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES,NGA KANIBALI I VICIDOLIT ,E ME RADHE , DERI SA VIJNE TEK ZINXHIRI YT, KU TE KANE LIDHUR E TE HEDHIN NDONJE KOCKE ?!
Ja po jua jap edhe pergjigjen per rastin ne fjale. Mos ngazelleni kot se per ato ndertime i ka marre leket si Rama si Basha ndaj poplli ju vazhdoni brohorisno se keta do te ndertojne.
Burra te veshur me Fustane te Zinj qe kane bere
te gjitha punët e zeza te quajtur Kasape
ose Gjyqtare.
Keta Kasape kane pasur mundësinë
te falin pushtetarë te korruptuar
te falin hajdutet e popullit
Te falin kriminele
Te falin te ligun te falin te poshtrin
Kështu eshte kjo dynja/
Fshatari e ve mullarin me kashte.
Gjyqtari e ve mullarin me Para,
Kjo mesele do vazhdoje deri sa Gjyqar Qafa
te thyeje Qafen.