Bashkia Tiranë, koncert festiv për Krishtlindje, Veliaj: Momenti të jemi solidarë

redaktor

Bashkia e kryeqytetit ka organizuar mbrëmjen e sotme një koncert festiv në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e Krishtlindjeve.

Duke folur përpara nisjes së këtij koncerti, kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj tha se ky është momenti më i përshtatshëm që secili prej nesh të jetë më solidar dhe të ndihmojë me sa të ketë mundësi fqinjin, mikun apo të afërmit që në këto festa nuk kanë mundësi ta ketë tryezën plot apo dhuratat poshtë pemës.

Tirana është sot një familje e madhe me 1 mln banorë, nuk duhet të harrojë solidaritetin.

Është momenti më i përshtatshëm për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi të festojnë”, – tha Veliaj, duke ftuar qytetarët të shijojnë koncertin e bashkisë në shesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *