Rruga e Durrësit është pothuajse gati për qarkullim, pasi bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve.
Krahas rrjetit të ri të kanalizimeve, po hidhet dhe shtresa asfaltike dhe trotuaret e rinj. Por ndryshimi do të vijë edhe në qarkullimin e automjeteve me qëllim lehtësimin e tyre.
Rruga e Durrësit do të kthehet me një kalim si portën hyrëse e Tiranës, kurse lëvizja në drejtim të daljes së qytetit do të bëhet nga rruga “Mine Peza”, që pastaj gjithashtu lidhet me “Zogun e Zi”.
Për herë të parë rruga e Durrësit do të ketë korsi të dedikuara për autobusët, 2 korsi për makina, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët dhe një korsi të dedikuar biçikletave, për ta kompletuar rrjetin e biçikletave, si asnjëherë më parë në qytetin e Tiranës.
a.t / dita
