Ata që do të aplikojnë për kredi të buta për shtëpi, kanë afat deri më 17 maj. Bashkia e Tiranës e ka zgjatur afatin deri në këtë datë, për shkak të situatës me koronavirusin dhe vështirësinë për të siguruar dokumentet e kërkuara.
Në vendimin e mëparshëm bëhet me dije se do të jenë 1000 familje që mund të përfitojnë nga kredia e butë, deri në 3% normën e interesit, ndërsa pjesën tjetër të kësteve në bankë e paguan shteti. Këtë vit, aplikimet nisën nga 15 shkurti.
Në këtë program të Bashkisë prioritet kanë çifte të rinj, kur mosha e tyrë nuk kalon 70 vjeç.
Programi i subvencionimit të interesave të kredive është i dedikuar
-për familje apo individë që nuk disponojnë shtëpi në pronësi dhe janë në vështirësi financiare;
-për individë apo familje të minoritetit rom dhe egjiptian,
-si dhe gra kryefamiljare, ose gra të dhunuara.
l.h/ dita
