Bashkim Gazidede, “Qytetar Nderi” në Peshkopi

anazapta

Bashkim Bazidede do të shpallet “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Peshkopisë. Ish-shefi i SHIK-ut, emri i të cilit të sjell menjëherë ndërmend trazirat e vitit 1997, do të nderohet me këtë titull nga bashkia e qytetit të tij katër vjet pas vdekjes. Mësohet se propozimi është bërë gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak nga këshilltari i pavarur Astrit Ademi.

Më pas, emri i Gazidedes është hedhur për votim, ku ka marrë 9 vota nga 10 këshilltarë të pranishëm gjithsej. Mes anëtarëve ka qenë dhe vëllai i ish-kreut të SHIK-ut dhe nëndrejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave, Naim Gazidede, i cili përveç këshilltar bashkiak, është edhe kreu i Këshillit të Qarkut të Dibrës. Mësohet se gjatë mbledhjes mungonin shtatë këshilltarë të tjerë, ndërsa pothuajse të gjithë të pranishmit përfaqësonin Aleancën për Qytetarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *