Mori 4 jetë me breshëri automatiku për motive pasioni, dërgohet për gjykim i pandehuri Bashkim Latollari. Prokuroria e Korçës i ka dhënë fund në një kohë rekord hetimeve të dosjes penale në ngarim të të dyshuarit për vrasje të katërfishtë për cilësi të veçanta të viktimave. Ngjarja ndodhi në muajin janar, në zonën e Voskopojës, ku të vrarë mbetën e dashura 30-vjeçare e të dyshuarit, Daniela Meçollari, me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore, bashkëshorti i saj Belimon Meçollari, si dhe bashkëshortët Rexhep e Valentina Metollari (daja i Belimonit). Shkak është bërë refuzimi nga Daniela për martesë me Bashkimin, me të cilin kishte disa vite lidhje intime, edhe pse kishte dy fëmijë me Belimonin. Kurse çifti Metollari është vrarë për shkak se kishin ndërhyrë që martesa e Belimonit të mos prishej dhe Daniela të mos lidhej me Latollarin. Ky i fundit ka një vëlla të dënuar po për vrasje në 1997 të një efektivi policie.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.
