Liderët europianë kanë thirrur një takim informal për të trajtuar çështjen e terrorizmit, pas impaktit të atentateve në Paris, por ngjarjet e fundit të Ukrainës dhe Greqisë e çuan këtë çështje në fund të takimit.
Anëtarët e 28 vendeve dakordësuan t’i kërkojnë Komisionit Europian që të paraqisë rregulla të reja të kodit Shengen që lejojnë kontrollin në mënyrë më sistematike e të rreptë të europianëve që udhëtojnë në një vend të tretë.
buca escort kadın
Deri më tani dokumentet e identitetit të qytetarëve të vendeve Shengen nuk krahasoheshin me bazën e të dhënave të policisë.
Pra, vetëm 30% e pasaportave që tregohen nga udhëtarët që hyjnë, apo dalin nga zona “Schengen”, kontrollohen elektronikisht për të parë nëse janë të humbura, të vjedhura apo të falsifikuara, thonë zyrtarët. Synimi është që këtë përqindje ta çojnë drejt 100%.
Ekspertët e BE janë të bindur se kjo është rruga më efikase për të kapur xhihadistët e mundshëm, të cilët duke përfituar nga pasaporta evropiane, hyjnë dhe dalin në territorin e BE-së me qëllime kriminale.
Për më tepër “shërbimet e sigurisë së shteteve anëtare duhet të thellojnë bashkëpunimin: sipas dokumentit të firmosur nga liderët e Komunitetit.
Vendet mund të “procedojnë pa vonesa me kontrolle sistematike dhe të koordinuara” ndaj kujtdo, lëvizjet e të cilëve konsiderohen si të dyshimta prej bazave të të dhënave që përdorin “tregues të rrezikut të përbashkët” të paspecifikuara”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz paralajmëroi se të kufizosh në mënyrë të pakujdesshme të drejtat individuale në emër të forcimit të sigurisë publike, mund të jetë një armë në duart e terroristëve, që mund të diskreditojnë demokracitë e stilit perëndimor. “Ne duhet të gjejmë një ekuilibër mes mbrojtjes së lirive individuale dhe luftës kundër terrorizmit”, tha ai.
Udhëheqësit gjithashtu ranë dakord që të bashkëpunojnë me kompanitë e sektorit privat kryesisht me ato të internetit, për të hequr nga rrjeti përmbajtje “që nxisin terrorizmin dhe ekstremizmin”.
Udhëheqësit bënë thirrje gjithashtu ndaj policisë dhe autoriteteve të drejtësisë të rrisin ndarjen e informacioneve për të parandaluar trafikun e armëve dhe pastrimin e parave, si dhe për të ngrirë efektivisht asetet e përdorura për financimin e terrorizmit. Disa prej masave kanë nevojë për aprovimin nga Parlamenti Europian për të hyrë në fuqi.
