“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” pro uljes së kufirit të tatueshëm për blerjet online

Dita

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” mbështet vendimin e qeverisë për uljen e kufirit të tatueshëm për blerjet online dhe dhurimet nga jashtë

Në një deklaratë për mediat, kjo shoqatë rendit disa nga efektet pozitive të këtij vendimi.
“Vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimin e mallrave brenda vendit; drejtësi tatimore për konsumatorët që paguajnë tatimet dhe TVSH në çmim; pengesë e produkteve me origjinë të pakontrolluar dhe të pamiratuar, të paçertifikuara e me cilësi të dyshimtë dhe me materiale të një cilësie inferiore të rrezikshme për konsumatorin; uljen e çmimeve; shmangien e efekteve deformuese në treg”.
Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, përfaqësuese e interesave të distributorëve dhe shitësve me pakicë në Shqipëri, ka shprehur mbështjeten për vendimin e qeveriëe për uljen e kufirit të tatueshëm për blerjet online dhe dhurimet nga jashtë Shqipërisë të propozuara nga Ministria e Financave, të cilin e konsiderojnë të përshtatshëm për të ardhurat dhe konsumin për frymë në Shqiperi.

Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate efektet pozitive të Vendimit nr.542 datë 27.07.2016 janë:
vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimin e mallrave brenda vendit; drejtësi tatimore për konsumatorët që paguajnë tatimet dhe TVSH në çmim; pengesë e produkteve me origjinë të pakontrolluar dhe të pamiratuar, të paçertifikuara e me cilësi të dyshimtë dhe me materiale të një cilësie inferiore të rrezikshme për konsumatorin; uljen e çmimeve; shmangien e efekteve deformuese në treg; rritjen e punësimit dhe të ardhurat familjare; dhe të ardhura më të larta në buxhetin e shtetit.
Duke shprehur përkrahjen e të gjithë anëtareve të Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” për këtë inicativë, ata shprehen se njëkohësisht, presin aktet pasuese për një implementim të gjerë dhe të suksesshëm në realitetin e transaksioneve financiare të shitjes me pakicë dhe të distribucionit të mallrave në ekonominë shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *