Bashkitë e fituara nga PD, aleatët kërkojnë pjesën e tyre

anazapta

Tashmë që zgjedhjet lokale kanë përfunduar, partitë e koalicionit opozitar, duhet të përballen me ndarjen e posteve drejtuese në 15 bashkitë, që mundën të fitonin më 21 qershor.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu kërkon zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore. Sipas kësaj marrëveshjeje, në ato Bashki ku PR rezulton forcë e dytë politike në radhët e koalicionit, do të ketë të drejtën e përfaqësimit në nivel n/kryetar bashkie, administrator, drejtor apo shef sektori.

Marrëveshja e nënshkruar do të respektohet nga Partia Demokratike, siguron Jorida Tabaku. Por, Tabaku duket se ka një merak më të madh se përfaqësimi i partive në bashkitë e fituara nga e djathta, raporton V+.

Ajo thotë se për të gjithë administratorët që kanë nisur apo do nisin punën, nuk kanë asnjë bazë ligjore mbi aktivitetin e tyre.

Ndryshimet në ligjin për pushtetin vendor konsiderohen nga opozita si domosdoshmëri për funksionimin dhe organizimin e bashkive të reja.

Share This Article
1 Comment
  • Mjere opozita me cfare perfaqesohet!.
    Mjafton te shikosh ne foto lulushen koke-boshe qe ishte sekretare e pergjitheshme ne Ministri te Mjedisit!! E mjera Shqiperi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *