Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit për Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike duke se nuk është mjaftuar që të marrë drejtimin e grupit të medias në Partinë Demokratike.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e grupit të LSI-së në WhatsApp, në mënyrë që të jetë në dijeni të çdo njoftimi për media që do të dalë nga kjo parti.
Këto ndryshime kanë ardhur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohur ndryshimet e bëra në statut gjatë Kuvendit të Sali Berishës, duke i dhënë të drejtën për të drejtuar PD-në Komisionin e Rithemelimit.
Por ajo që të bën përshtypje, është fakti se përse drejtoresha e Komunikimit të PD, siç e konsideron veten zonja Garo, bëhet pjesë edhe e grupit të një partie tjetër.
Në fakt, prej kohësh Berisha me Ilir Metën, politikisht janë një person.
Dhe me sa duket, këtë gjë duan ta shtrijnë edhe tek dy partitë që synojnë të drejtojnë.
Ndaj nuk është çudi që PD, nëse merret nga Berisha, shumë shpejt të shkrihet me LSI-në.
Atëherë do të kemi një situatë interesante, me Berishën kryetar e Ilir Metën nënkryetar.
Kuptohet, deri sa t’i mbajnë gjunjët Berishës, duke parë moshën e tij.
Pastaj nuk është çudi që t’ia lërë drejtimin e partisë pikërisht Ilir Metës.
Tek ky i fundit ka besim të verbër dhe vështirë se do e tradhtonte si Basha, pasi në fakt, kanë të njëjtin hall, atë të reformës në drejtësi dhe betejës me SHBA.

o.j/dita

…Padyshim.. Po bejne prova teknike sesi a do te mund te bashkejetojne bashke deri ne grahmen e fundit.., dmth nga Shtepia e Lirise drejt.. e ne Qeline e burgut…
Poshtërsitë bëhen tok, fëlliqësirat mblidhen bashkë,
Por fshesa e fukatait plehërat do t’i nxjerrë jashtë