Bashkurti: Sulmet ndaj ambasadorit Arvizu, me pasoja negative

anazapta

Lisen Bashkurti shprehet se sulmet e Partisë Demokratike ndaj ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, do kenë pasoja negative. Diplomati Bashkurti thotë për gazetën “Shqip” se tensionimi i marrëdhënieve bilaterale apo njerëzore është në dëm të demokracisë shqiptare.

“Zoti Arvizu është ambasador në detyrë. Për sa kohë ai është në detyrë, ai ka mandatin e përfaqësimit të Presidentit të SHBA-së në Shqipëri.

Në të gjitha rastet dhe në çdo rrethanë, ambasadori është institucion. Qëndrimi që kam dëgjuar nga disa eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, që vazhdojnë të jenë mazhorancë drejtuese formalisht, nuk janë pozitive.

Ato janë një element negativ me konsekuenca negative. Tensionimi i marrëdhënieve individuale, bilaterale, njerëzor apo në çdo lloj niveli, është një dëm shumë i madh për shqiptarët dhe demokracinë shqiptare.

Mendoj se duhet të jemi shumë të përgjegjshëm në deklarimet dhe qëndrimet që mbajmë ndaj trupit diplomatik, përfaqësuesve të ambasadave, përfshirë edhe ata të Ambasadës Amerikane.

Unë për veten time nuk arrij dot ta argumentoj apo ta arsyetoj një qëndrim të tillë, përveçse me disa elementë që nuk kanë të bëjnë fare me institucionet, parimet dhe me interesat kombëtare. Këto janë dalje jashtë kontrollit, janë arsyetime shumë mediokre, shumë dritëshkurtër, shumë koniunkturale, ndoshta klanore.

Jam i sigurt që ata nuk përfaqësojnë asgjë, qoftë edhe në qëndrimin politik të vetë Partisë Demokratike, apo të partive të tjera demokratike shqiptare”, thotë ai.

 

Share This Article
4 Comments
  • Keshtu ne foto paske dale bukur dhe me ngjyra.

    Nderkohe thoni se:Unë për veten time nuk arrij dot ta argumentoj apo ta arsyetoj një qëndrim të tillë…….

    Kur nuk arin dot ti te argumentosh nje gje te tille,kjo nuk do te thote se nuk arijne dhe te tjeret.

    Megjithate,per ta mbyllur ceshtjen,mjafton te kujtosh se LSI nga kryeakuzuara e Partise Socialiste,per te cilen u dogj Tirana me 21 Janar,u masakruan forcat e rendit,u thye porta e Kryeministrise se Shtetit Shqiptar e u vrane dhe 4 demostrues,ku per pak Kryeministria e pesoi si ambasada amerikane ne Tripoli,e LSI nga 4 kembe qe kish na u be shumekembesh me 17 kembe.

    Kujto kete gje,qe te kuptosh shume gjera te tjera thjesh,thjeshte fare.

    Prandaj dhe 23 Qershori i 2013 do te mare nofken me vote SHEQER-SHITARE,qe do te thote hedhje sheqeri ne koshere te bleteve ne kembim te mjaltit(votes).

  • O i shume nderuari ambasador, per nje çeshtje mund te kene mendime te ndryshme sidomos kur eshte problem interpretimi. askush ne kete rast nuk mund te pretendoje se ka monopolin e se vertetes. kete e kupton kushdo njeri normal me shkolle te mesme , Pse duhet te kete konseguenca. me keto mendime ju vete fyeni Diplomacine amerikane. Ruani te pakten pak dinjitetin tend.

  • Lexoje Lisien kete fleksin me lart,lexoje!
    Eshte bukur kur ju sheh ju ,banden e trustit tuaj te geshtenjave,te hapeni b.thesh ne menyre transparente qe t’ju kete xhan ai kumbari i “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje”.Race bastardesh,,,,eshte shume pak per ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *