“William Hill” vendos kuota se cili nga lojtarët e Premier Leagon shkon i pari pas hekurave
Kompania angleze e basteve “William Hill” ka vendosur koeficiente për një bast tepër të veçantë: Cili lojtar i Premier League do të përfundojë i pari në burg në vitin 2013? Skandalet me futbollistët nuk janë gjë e rrallë dhe shumë lojtarë të klubeve angleze janë akuzuar për krime të ndryshëm në të kaluarën, që nga gjërat më të vogla, deri në akte vërtet të rëndë. Favoriti kryesor për të shkuar në burg gjatë vitit të ardhshëm është italiani Mario Balotelli i Manchester City-t, me koeficient 9.00. Sulmuesi italian është vërtet një person me jetë tepër të trazuar, brenda e jashtë fushës. Deri tani ka “shkëlqyer” me incidentet që ka shkaktuar gjatë viteve të fundit siç janë problemet me veturën, skandali me femrat, duke përfunduar në burg në Itali së bashku me vëllanë e tij biologjik, Enoch, i cili ka vetëm pak ditë jashtë qelisë. Favoriti i dytë për të përfunduar në burg është Andy Carroll (Liverpool, i huazuar te West Ham), “i njohur” për rrahjen e së dashurës së tij dhe sherrin me shokun e skuadrës Steven Taylor. Jack Wilshere i Arsenalit është favorit i tretë për në burg në vitin 2013, për shkak të agresivitetit të tij. Sezonin e kaluar mesfushori i Arsenalit e kaloi natën në burg, për shkak të fyerjes, kërcënimit ndaj një taksisti, si dhe përfshirjes në një rrahjeje masive në rrugët e Londrës, si dhe përdorimit të drogës. Në top-listë gjenden edhe: Carlos Tevez (11.00), John Terry, Anton Ferdinand, Luis Suarez (13.00), Marouane Fellaini (15.00), Steven Gerrard dhe Wayne Rooney (17.00).
