Anglezi do të largohet nga Amerika dhe William Hill nxjerr menjëherë kuotat për klubin e mundshëm
Megjithëse vitet ikin, vendimi i David Beckham për t’u larguar nga LA Galaxy pas finales së kampionatit (MLS), ka ngjallur shumë interes se ku do ë vazhdojë karriera e 37-vjeçarit. Kompania angleze e basteve, William Hill, ka nxjerrë menjëherë kuotat e basteve për destinacionin e mundshëm të ish-kapitenit të kombëtares. Transferimi te Paris SG, klubi që ka qenë i gatshëm kohët e fundit të paguajë shifra të larta për të marrë lojtarë si Ibrahimoviç e Tiago Silva, kuotohet me koeficientin 3.25. Skuadra australiane vjen në vendin e dytë si pretendente për të marrë Beckham, me koeficientin 3.5. Shefi ekzekutiv in klubit, Scott Munn, e ka shprehur dëshirën për të marrë anglezin, por vetë lojtari dhe përfaqësuesit e tij janë shfaqur më pak entuziastë. West Ham vjen i treti në listën e favoritëve të basteve, me 6.0, duke qenë njëkohësisht klubi më i mundshëm anglez për të rikthyer Beckham në Premier League. Klube të tjerë nga Anglia përfshijnë QPR (21.0) dhe Tottenham (26.0), ndërsa një kthim befasues në “Old Trafford” kuotohet mke 34.0. Perth Glory është klubi tjetër australian që kërkon të marrë Beckham, ndërsa rikthimi te Milani jepet me koeficientin 17.0, aq sa edhe për Celtic, megjithatë te këto dy të fundit ka pak mundësi të ngjasë, për shkak të kërkesave financiare të lojtarit. Anzhi është pa dyshim klub që mund t’ia përmbushë dëshirat ekonomike, por nga bastexhinjtë shihet si lëvizje e vështirë, e kuotuar me 26.0.
Kuotat nga William Hill për një kontratë njëvjeçare
Paris SG 3.25
Melbourne Heart 3.5
West Ham 6.0
Perth Glory 7.0
New York RB 11.0
Milan 17.0
QPR 21.0
Anzhi 26.0
Tottenham 26.0
Man. United 34.0