Batërdia me listat zgjedhore për 23 qershorin në Shkodër

anazapta

Dje trokiti në zyrat e gazetës ‘DITA” ish-punonjësi i Policisë së Shtetit. Rexhep Çokaj. Ai kërkonte të bënte publike masakrën që është bërë me listat e zgjedhësve të 23 qershorit në Shkodër. Me një tufë të madhe dokumentesh ai argumentoi se si manipulimi në Shkodër është i përmasave të jashtëzakonshme. Për këtë masakër zgjedhore, ai e drejton gishtin nga drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme, nga Ferdinant Poni, Arben Ristani dhe Flamur Noka. Nuk është ky realiteti në Shkodër, thotë Çokaj. Shkodra është përmbytur 9 herë gjatë tetë viteve të qeverisë Berisha dhe raportet kanë ndryshuar rrënjësisht. Nuk e voton Shkodra Berishën, por janë hilet që ai përdor me vjedhjen e votave për të qëndruar në pushtet. Më 23 qershor në Shkodër po përgatitet masakra e radhës…

 

Zoti Çokaj, këto dokumente që ju na servirni në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, tregojnë se po manipulohet me listat e zgjedhësve, apo jo?

Po është e vërtetë. Duke bërë krahasimin e listave të vitit 2011 me ato të këtij viti, të cilat unë i disponoj, mund të them dhe ta vërtetoj se është bërë një masakër e vërtetë me listat e votuesve. Po bëhet një manipulim skandaloz dhe Partia Demokratike po kërkon të fitojë mandate në tavolinë. Shkodra është mbase qyteti dhe qarku më i mashtruar në republikë.

Pse e thoni këtë?

Sepse Shkodra është përmbytur 9 herë gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe më një papunësi nga më të lartat në shkallë vendi. Si mund të pranojmë se Shkodra dhe shkodranët mund të votojnë këtë parti? Madje me shifra të pabesueshme në krahasim me Partinë Socialiste. Unë e njoh Shkodrën dhe shkodranët. Ky është një abuzim i jashtëzakonshëm dhe një fyerje për qytetarinë shkodrane që ta pranojnë këtë manipulim. Kjo nuk përputhet me realitetin.

Si është realiteti?

Ja po flasim me fakte. Shiko listat e zgjedhësve në qendrat e votimit. Unë po ju faktoj listat në qendrat 0318, 0274 dhe 0275. Në qendrën e votimit 0318 në fakt ka vetëm 54 votues. Në listat zgjedhore të 23 qershorit janë regjistruar 829 votues, nga këta 695 votues janë pa adresë. Pra në një dhomë e një kuzhinë i bie të banojnë 40 votues! Absurde ta mendosh.

Po në qendrat e tjera si është situata?

Nuk ka asnjë ndryshim. Ndryshon vetëm shkalla dhe mënyra e manipulimit. Nga qendra e votimit 0274 janë transferuar në qendrat e tjera 97 votues. Nga këta 42 votues janë pa adresë me kodin 888. Plus 14 votues nga kjo qendër janë transferuar në rrethe e qytetet të tjera. Po kështu kanë ardhur nga qendra të tjera në këtë qendër 116 votues. Pra hyrje-daljet në këtë qendër votimi janë 213 votues. Nga këto 43 votues pa adresë. Marrim qendrën e votimit 0275, janë transferuar në qendrat e tjera 104 votues, nga këta 22 votues pa adresë. 16 votues në rrethe të tjera. Kanë hyrë në këtë qendër 122 votues, nga këta 54 votues pa adresë. Pra hyje-daljet e votuesve në këtë qendër votimi janë 226 votues. Po të marrim këto dy qendra dhe të mbledhim numrin në total, del se janë transferuar dhe kanë hyrë 439 votues. Po të marrim parasysh se në Bashkinë e Shkodrës janë 134 qendra votimi, manipulimi shkon mbi 13 mijë votues.

Mund të na tregoni se në cilat rrethe dhe qytete janë transferuar këta votues shkodranë?

Po, këta votues që kanë qenë në listat e vitit 2011,ndërsa në listat e vitit 2013 janë transferuar në Korçë, Përrenjas, Ksamil, Sarandë, Fier, Tiranë, Lezhë, Vau i Dejës, Mjedë, Komuna rrethina – Trush, Bërdicë, Pult, Shllak. E kuptoni se deri ku ka shkuar manipulimi?

Po a ka manipulime të tjera?

Në këto dy qendra që unë po i marrë si kampione të manipulimit, 26 familje që kanë qenë në vitin 2011, në një qendër votimi, tani janë ndarë në dy dhe tre qendra votimi. Po të marrim këtë si etalon, atëherë i bie që në 134 qendra të jenë 1300 familje t6ë ndara.

 

A ka emra të vdekurish si votues në lista?

Natyrisht që ka. Dhe ky është një abuzim dhe fyerje e madhe me të vdekurit. Po të shikojmë listat e vitit 2011 kanë qenë përfshirë edhe votues 136 vjeçarë, 118 vjeç, 111, 106, 104 e të tjerë që përbëjnë një rekord Gines. Në listat e vitit 2013 vetëm në këto dy qendra votimi që përmenda më sipër, janë katër votues nga 99 vjeç dhe 26 votues mbi 90 vjeç. Unë po ju paraqes dy certifikata vdekjeje të marra nga zyrat e gjendjes civile të njësisë bashkiake nr 4 Tiranë, të cilët kanë vdekur në vitet 1994 dhe 1997 dhe që figurojnë votues në qendrën e votimit 0274 në Shkodër. Këta kanë qenë votues edhe në listat e mëparshme zgjedhore. Duke u nisur nga këto fakte, s’ka asnjë dyshim se raste të tilla të ngjashme mund të ketë edhe në qendrat e tjera.

Po me adresat a ka probleme?

Pa asnjë dyshim. Ky është një problem më vete, sepse ka votues në lista me adresë dhe po t’i verifikosh rezulton se këto adresa janë kioska, garazhe, ofiçina, lokale, por jo banesa. Para nje viti e gjysmë kur u bë regjistrimi i popullsisë, qytetarët kanë deklaruar të gjitha adresat e sakta. Si ka mundësi që këtë vit në lista janë 348 mijë votues pa adresë? Ku shkuan adresat?

 

A keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar?

Po, dua të shtoj diçka për emigrantët. Sali Berisha akuzon gjithë ditën Edi Ramën sikur po bëhet pengesë për votimin e emigrantëve. Unë deklaroj me bindje se këtë drejtë ua hoqi emigrantëve Sali Berisha dhe kjo qeveri, pasi kur është bërë censusi, me urdhër të Berishës dhe të pushtetarëve aktualë nuk është regjistruar asnjë emigrant.

Zoti Rexhep, ju na paraqitët një tablo skandaloze me listat e zgjedhësve të 23 qershorit. Kë akuzoni për këtë masakër?

Autorët e kësaj masakre janë shumë të njohur: Ferdinant Poni, Arben Ristani me shefin e tyre Flamur Nokën. Po mbi ta është Sali Berisha. Pa miratimin e Berishës ata nuk bëjnë dot asgjë. Unë thjesht doja të denoncoja masakrën zgjedhore që po përgatitet të ndodhë në Shkodër.

 

Share This Article
19 Comments
  • eshte e turpshme kjo qe po ndodh! zgjohuni njerez! ai po mundohet te vjedhi prap, merrni miqte tuaj dhe dilni votoni ne 23 qershor per ta larguar me vote sali birishen.

    • Ishte e imagjinueshme nje situate e tille. Shkodranet jane njerez me kulture, integritet dhe te arsimuar, ata s’mund te votonin kunder jetes se tyre, per te votuar ate qeveri qe per 8 vite vetem i rrenoi. Por gjithsesi, ne keto zgjedhje do ta largojme qelbesiren saliun dhe do t’i hapim rrugen Rilindjes se Shkodres dhe gjithe Shqiperise.

  • pas rrenimit qe i keni bere shkodres o demokrate, duke i permbytur sikur drini te ishte gangu ne indi, tani i vidhni dhe votat
    JU NUK DO E PENGONI VOTEN E LIRE DHE VULLNETIN E POPULLIT SHKODRAN
    SHKODRA DO RILINDJE JO ME PERMBYTJE!

  • shikoni se cfrae ben ministria ebrendshme e cila duhet te rregullonte materialet zgjehdore dhe listat nderkohe qe kjo ministri mendon vetem e vetem ti vjedhe zgjehdjet dhe te shkaterroje procesin zgjedhor nepermjet listave….

  • ne vend qe ministria e brendshme te gjente cdo gabim m elistat dhe ti rregullonte ato ajo mendohet cdo meoment si ti vjedh zgjedhjet dhe si ti beje gjerat sa me ket te jete e mundshme me listat ne shkoder e gjith shqiperine

  • raste te tilla si keto ka sa te duash ne te gjithe shqiperine kur tentava e shtetit per te kapluar listat zgjedhore per t evere sa me shume dublant ne menyre qe ti vjedh zgjehjet ka sa t eduash e pa numerim

  • Per keto fakte duhet njoftuar partia socialiste,qe te bej denancimin te vezhguesit e huaj .saliu nuk heq dore nga manipulimi

  • sali berisha po i shkaterron zgjedhjet dh ekjo ka nisur me kohe qe me lsitat zjgedhore dh ekulmi isht ekur i mori ato anatrin e kqz nga lsi dhe ja dha pr e plot e plot manovra te tjera qe kulmojne me kete te shkodres

  • sali berisha eshte njeriu qe ka thyer demokracine ne shqiperi esht enjeriu i vetem n eeruropen e bashkuar demokratike t qe tenton ti vjedhe zgjedhejt dhe nuk rri ne pushtet me ane te votes se lire

  • keto raste jane dhe mbeten tentativa direkte per vjedhjen e zgjedhjeve dhe reagimi nderkombetar per keto duhet te jete i madh ndaj vezhguesit dueht te dalin me deklarate e ti denojne keto akte e ti bejne presion qeverise

  • sali berisha realisht ppo i masakron zgjedhjet dhe vendi esht ene rrezik te madh sepse nese edhe keto zgjedhje ai do tentoje ti vjedhe keshtu shqipatret nukd o e pranojne dhe do reagojne shume shume fort kesaj radhe

  • shqipeira si vend antare i natos dhe aspirant per ne be meriton t eorganizoje zgjehdje t elira e te nderhsme e jo te jete i kapur nga nje diktator si sali ebrisha qe mundohet te qendroje n epushtet permes vjedhjes e jo votes se lire

  • Kot lodhemi me nje te marre.Eshte mekat te lesh kete kriminel ne krye te shtetit bashke me mafien qe perfaqson.Prerja e njeres nga koket e kucedres eshte fillimi i fundit te ketyre bastardeve.
    Po vec Sala e do ne lule te ballit ndryshe kot sa lodhemi.A ka njeri tja numeroje?
    Ky eshte problemi.

  • nderkombetaret po i denojne rende keto akte te turpshme nga sali berisha dhe qeveria e tij dhe t egjithe jane vene kuder ndaj tentatives konkrete per ti vjedhur zgjedhjet kjo eshte nje masaker qe duhet ndaluar nga shqiptaret

  • prandaj ne 23 qerhsor shqiptaret duhet ti thone jo sali berishes duke votuar per partine socialiste e alternativen e rilindjes si menyra me e mire per te mbrojtur voten kjo eshte gjeja me e mire qe mudn te beni

  • Faik Konica pati thene: “Shqiptaret kur udhetojne me tren,nuk thone (kur u iken treni),qe ne u vonuam por thone na iku treni” Pra,sipas shqiptareve e ka fajin treni qe iku,jo ne qe u vonuam !!! Per analogji,opozita neser (me 24 qershor) do te thote:”nuk e kemi fajin ne,e ka fajin Berisha qe na i vodhi votat,megjithese e dinim qe ai do t’i vidhte!? Kjo eshte vertete e tmershme.Po thuhet troç,me fakte se Berisha me te tijte po pergatisin vjedhjen e radhes e opozita e gjithe vazhdon me mitingje duke u shitur dengla njerezve per te mirat qe do te vine pas ardhjes se saj ne pushtet.A kane sy e vesh keta njerez se çfare po ndodh? Artan Hoxha,gazetari investigues,me perkushtimin e nje idealisti,po nxjerr, si ne drite te diellit,fakte te pa kundershtueshme.Mbas denoncimit te bere prej tij me 28 maj e 4 qershor,opozita duhej te nderpriste fushaten deri ne zbardhjen e prodhimit te kartave false te pasaportave e kartave te identitetit.Por me qarte po flete ish punonjesi i policise,permes ketij shkrimi.Cfare ben Edi Rama,Gjinushi,Milo,Ngjela,Dojaka,Spahiu etj etj.Lejeni menjane Meten.Meta e ka lidhur kalin edhe ne deren e Berishes per neser.Pa tjeter keshtu do te ndodhe.Jam jashte çdo ineresi personal,sepse jetoj jashte Shqiperise.Interesi me i rendesishem per kedo,duhet te jete ai i largimit te dy njerezve me te rrezikshem per Shqiperine e shqiptaret.Largimi i Sali Berishes dhe i Lulzim Bashes. “LE TE ULERIJME” eshte titulli i librit te nobelistit portuges,Joze Saramango. Eshte i perkthyer kohet e fundit ne shqip.Ben fjale per periudhen e sundimit te diktatorit Salazar ne Portugali. Le te ulerijme edhe ne shqiptaret per kete periudhe diktature me diktatorin Sali-sar ne krye prej 22 vitesh.

  • Zgjedhjet dhe listat e zgjedhjeve do te jene shume here me te mira se;

    zgjedhjet dhe listat e zgjedhjeve,kur fitoi Edi 3 here radhazi per Kryetar Bashkie Tirane.

    Ne qoftese sot i cilesoni baterdi.

    Ne ate kohe ishin BATERDO ose BETERR FARE.

    Me certifikata,te mbushura me dore,kur nuk ekzistonte karta e identitetit.

    Prandaj te urojme shendet sepse jemi qindra here me mire se ato tre here radhazi,kur fitoi Edi.

    E par sa i takonte listave,certifikatev e ashtu e keshtu,nuk e merte vesht i pari te shtatin.

  • Kaq informacione te detajuara sa ofrohen ne rrefimin e tij zoti Cokaj,mundesohen vetem nga ata qe i kane bere zullumet.Eshte e pamundur te merren keto edhe sikur te angazhohesh ne nje ose disa qendra votimi.
    Kush eshte zoti Cokaj;eshte shume pak te adresohet si ish-polic.
    Perse ky zoteri nuk ja con Prokurorise dhe Opozites,por e sjell ne “DITA” ne ditet e fundit te fushates.
    Listat,te cilat jane te deformuara,jane vene ne dispozicion qysh para dy muajsh.Denoncimi i tij tejet i vonuar vetem dekorajon votuesin opozitar;si ne Shkoder dhe ne gjithe Shqiperine.Rezultati??????Ne vend qe njerzit te buisin ne qendrat e votimit do te largoheshin nga farsa e rezultatit te paravendosur.Edhe F.Lubonja,Sh.Rama,,,,,nuk do t’ja kalonin zotit R.Cokaj (dmth atyre qe e kane ushqyer me shifra Cokajn) ne strategjine e perbashket te ruajtjes se statukuose se brekedhjerit te historise.
    Nuk tentoj kurrsesi te fashis te verteten e thekshme te listave te deformuara te zgjedhesve,te cilat perbejne themelin e deformimit te vullnetit sovran;por nderhyrja ne kete moment e z.Cokaj eshte nje qitje me synim te mbrapshte.Ne shtetin e brekedhjerit te historise,qe numeron zyrtarisht me Censusin 2.8 milion banore dhe 3.2 milion votues deformimi eshte i llahtarshem.TUNG!

  • nese do te vihet drejtesia nje dite kete nuk eve ne dyshim i pari njeriu me negativ qe paraqet rezikshmeri te tej skashme eshte ferdinant poni..me keto qe po ben kysharlatan jo vetem qe rezikon shoqerine po ky rezikon sigurine kombetare .kyduhet te ndershkohet makimalisht ..te nderhysh ne regjistrin themeltar eshte me shume se krim .ky i pa skrupull qe nu ka as me te voglen ndegjegje kombetare lot me fatin dhe jeten e njerzve..qeveria e ardheshme kete element destruktiv duhet me c do kusht te eleminohet ky eshte i rezikshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *