Batha: Flamurtari është një pengesë e kalueshme

redaktor

Idriz Batha karikon Partizanin për ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë Superiore kundër Flamurtarit. Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova bënë një start befasues pasi u ndalën në “Qemal Stafa” në sfidën hapëse ndaj Laçit, por mesfushori 23 vjeçar i lindur në Gjirokastër nuk e shikon si shqetësuese situatën, duke theksuar se ndaj vlonjatëve Partizani ka rastin që ta bëjë të harrohet 90 minutëshi ndaj kurbinasve që sipas Bathës nuk ishte i drejtë edhe në arbitrim.

“Një pjesë e lojtarëve që kanë ardhur janë të rinj dhe çdo ditë që kalon është në favorin tonë që të njihemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. Flamurtari është një kundërshtar i kalueshëm. Përsa i përket arbitrit të ndeshjes së parë, të gjithë e kemi parë gjykimin në ndeshjen me Laçin, si në golin tonë ashtu edhe në atë të miqve”, – tha Batha.

Mesfusha e të kuqve ka humbur një lojtar me cilësi teknike si Nexhipi, i cili do të sfidojë pikërisht Partizanin që drejtoi si kapiten gjatë sezonit të kaluar.

“Më ka rastisur që të luaj kundër ish-shokëve të skuadrës edhe në ekipe të tjera. Edhe në stërvitje përherë isha kundër Nexhipit prandaj më pëlqen të luaj kundër tij pasi është një lojtar i mirë”, – theksoi ai.

Për 23-vjeçarin, Partizani duhet të bëjë kujdes nga sfida e radhës pasi edhe Flamurtari mund të jetë pjesë e skuadrave pretendente për titullin. “Sigurisht që edhe Flamurtari është favorit në garën për titullin pasi i ka të gjitha mundësitë”, – shton mesfushori i të kuqve.

Ecuria e Skënderbeut në Europë është një motiv më shumë që skuadrat shqiptare të punojnë edhe më fort për të pretenduar suksesin kontinental. Gjithsesi, Batha mendon se diferencat mes korçarëve dhe Partizanit nuk janë të mëdha. “Më vjen mirë që Skënderbeu ka arritur kaq larg por nuk ka ndonjë diferencë të madhe me ne. Edhe pak fat ka pasur në shortin e Champions League”, – përfundoi Batha. Ndeshja Partizani-Flamurtari do të luhet të premten në orën 20:00.

Share This Article
1 Comment
  • Cunat e Vlores ishin mire ne aspektin idnividual porse dukej qe kane trajner budalla, sepse nuk lidheshin fare

    Urgjentisht Flamurtari duhet ta heqi ate trajner dhe te gjeje nje tjeter , -Po te kete nje trajner te mire Flamurtari do paraqitet shume mire ket sezon, porse me ket trajner qe ka , i ka punet shume keq , se ky trajner , Levi eshte komplet injorant futbolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *