Bathore, i bënë foto kushërirës, 16-vjeçari plagos dy vëllezër

anazapta

Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve pasditen e djeshme në Bathore. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, Ramazan dhe Kreshnik Daci, 24 dhe 22 vjeç kanë mbetur të plagosur, ndërsa është plagosur lehtë edhe autori i ngjarjes, Fatjon Gjana, 16 vjeç.

Sipas policisë, shkak për konfliktin është bërë një vajzë. Njëri nga vëllezërit Daci ka fotografuar  vajzën, e cila ka qenë kushërira e autorit të ngjarjes. Skena është parë nga 16-vjeçari, i cili u ka kërkuar shpjegime vëllezërve se pse e kanë fotografuar. Sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur në kurriz dy vëllezërit Daci. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *