Baton Haxhiu – gazetares së TCH: Mund të mos e marrësh rrogën muajin tjetër

redaktor

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi një krizë të mundshme ekonomike për shkak të betejës me koronavirusin.

Ai theksoi se sektori i parë që do e ndjejë krizën do të jetë media dhe për këtë ai kërkoi nga qeveria të marr masat për të mos rënë situata në kolaps

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Haxhiu i tha moderatores Eni Vasili se kjo e fundit mund të mos e marrë rrogën muajin tjetër, pasi pretendon se bizneset nuk do kenë para të paguajnë punonjësit.

Eni, nuk e di a do ta marrësh pagën tënde në muajin tjetër. Do të ketë vështirësi për të gjithë ata që janë punonjës të mediave. Pastaj janë bizneset të cilat, do të kenë vështirësinë më të madhe, për pagesat e punëtorëve”, deklaroi ai, ndërsa analisti Andi Bushati mori menjëherë fjalën pas tij dhe foli për ndikimin në ekonomi.

Korona do të vazhdojë, por kriza nuk do të jetë vetëm shqiptare, por mbarë europiane. Të gjithë do prekemi nga kjo, është çmenduri të thuash jo, që përveç anës shëndetësore, të gjithë do të  prekemi nga ana ekonomike”, nënvizoi Bushati.

***

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *