Batoni, mielli dhe krundet

redaktor

Përballë janë një gazetar i njohur i Kosovës dhe ministri i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë. I pari reagon me një shkrim të gjatë pas një deklarate të të dytit për moslejimin e miellit me cilësi të ulët që vjen nga Kosova në Shqipëri. I dyti shkon në Prishtinë, aty i tregojnë ca fletë analizash që ja shpjegon një ekspert, ministri bindet dhe tërhiqet, duke thënë se deklarata e tij ishte keqkuptuar. Gazetari është Baton Haxhiu, një version Fevziu i Kosovës, ndërsa ministri është Edmond Panariti.

Deri këtu ngjan si një fabulë fatlume ku një gazetar kurajoz ja fut këmbët në një këpucë një zyrtari shtetëror. Por vetëm deri këtu.

Fjala është për një udhëzim të ri që ministri i Tiranës shpalli në fillim të tetorit, e që kishte të bënte thjesht me fillimin respektimit të standardeve evropiane për nivelin e proteinave në miellin dhe grurin që importohet. “Standardet evropiane janë diku te 14% dhe ne kemi kërkuar që ky standard të ngrihet nga 7%, që është niveli i proteinave në miell, në nivelin 12.5%”, tha ai, duke sqaruar se pavarësisht se Shqipërinë dhe Kosovën i konsideron si një treg të përbashkët, Shqipëria ka marrë statusin vendit kandidat, kërkon të hapë negociatat dhe mielli me 7% proteina, nuk është miell, por është krunde. Panariti tha se kishte biseduar “shumë miqësisht me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe të Ushqimit të Kosovës, dhe kemi rënë dakord që Shqipëria dhe Kosova të adoptojnë një set të përbashkët standardesh ushqimore. Duke u nisur nga fakti që kontratat ishin lidhur me importues nga Kosova, natyrisht nuk bëmë ndalesa të menjëhershme, por caktuam një afat kohor. Ky afat kohor tashmë ka skaduar”. Mediat me kaq sa u tha, mbushën faqet e letrës dhe online-t me titujt “Shqipëria bllokon miellin e Kosovës”. Duhet thënë se disa syresh u thelluan në arsyet e deklaratës dhe në realitetin konkret, disa të tjera jo. Por ai që vrapoi shpejt e shpejt dhe qëlloi drejt e në shenjë, ishte Baton Haxhiu, drejtori i televizionit Klan Kosova. Nuk i drejtohej dhe aq ministrit shqiptar, jo. Ishte një letër e hapur për vetë miqtë e tij “Edi dhe Iliri”, përkatësisht kryeministër dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ku vihej në pah rreziku i hipokrizisë patriotike përballë shkëmbimeve problematike tregtare, ku theksohej takimi mes dy qeverive në Prizren dhe marrëveshjet që u firmosën aty, ku nënvizohej se “2 milionë shqiptarët e Kosovës ndiheshin të ofenduar” që Panariti kishte thënë se kur mielli është poshtë nivelin 7% në proteina, konsiderohet krunde dhe shërben vetëm si ushqim për bagëtinë. Batoni nuk harroi të shtojë dhe ca ingredientë patetizmi për hallet e dy anëve të kufirit në histori, dhe për faktin se “tani që jemi më në fund të lirë, po i nxjerrim probleme njëri-tjetrit” etj. Pak ditë më pas, më 8 tetor Panariti shkoi në Prishtinë, u takua me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci dhe deklaroi: “Unë pashë këtu sot rezultatet e analizave të miellit dhe përqindjen e proteinave të cekur. Na u shpjegua edhe metodologjia laboratorike që është përdorur. Mielli i Kosovës është sipas standardit bazuar në analizat e prezantuara”. Dhe shtoi se ishte keqinterpretuar deklarata e tij e mëhershme:. “Ne tani kemi nxjerrë një rregullore të re, ku kemi ngritur nivelin e proteinave të kërkuara në miellin që përdoret për të gatuar bukë. Edhe sipas këtij niveli, prapë mielli i prodhuar këtu i përmbush standardet për import në Shqipëri, nuk ka pasur ndalesë e as nuk do të ketë në të ardhmen”. Fitore e plotë për Batonin.

Në fakt, a ishte vërtet mielli “i Kosovës” ai që do ndalohej? Në të vërtetë shifrat e doganave dhe prodhimi vendas në Kosovë, dëshmojnë se mielli vjen nga Serbia përmes kompanisë “M & Sillos”. Sipas raportit të doganave të Kosovës kjo kompani ka importuar mallra nga Serbia në një vlerë doganore 3.6 milionë euro. Nga prodhimi vendas në Kosovë, “M &Sillosi” mblodhi maksimalisht 30 mijë tonë grurë nga bujqit vendorë. Nevojat e Kosovës janë 410 mijë tonë grurë. Pra asaj i është dashur që për Kosovën të marrë 400 mijë tonë grurë nga Serbia. Në korrjet – shirjet 2014 u grumbulluan maksimalisht 225 mijë tonë grurë. Atëherë lind pyetja ku e gjen miellin për ta eksportuar në Shqipëri e gjetke “M&Sillosi” kur në Kosovë me shumë se gjysma e nevojave mbetet pa u plotësuar nga prodhimi vendas? Nga vjen gruri në hambarin e “M&Sillosit”? Padyshim nga importet me Serbinë e vende të tjera lindore. Por më e bukurë nuk është kjo, por fakti që pronare e këtij sillosi është njëherësh edhe pronarja e Klan Kosovës, kompania “Devolli” e vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli nga Peja, e diversifikuar më shumë e shumë fusha, nga ndërtimtaria tek birra, nga telekomunikacioni tek import-eksportet, nga mielli tek mediat etj. Dhe që mediat e Prishtinës thonë se për nga pasuria e lënë në bisht Behgjet Pacollin, por jo vetëm për këtë: Edhe për përplasjet me ligjit dhe akuzat e shumta. Sipas të cilave, Devollët kanë financuar shumë parti politike në Kosovë, nga Thaçi tek Haradinaj etj, dhe një iniciativë e Vetëvendosjes për të kryer një hetim privatizimi nuk u mbështet.

Që Batoni i bëri hyzmetin pronarit të tij multimilioner (a më shumë) kjo u bë e qartë që sa u mor vesh që kishte shkruar për miellin dhe krundet; ajo që nuk dimë është nëse Tirana zyrtare çedoi për shkak të pushtetit të Devollëve apo për meritë të aksesit të lakmueshëm të Baton Haxhiut. Pa dyshim se në këtë histori hyjnë konkurrencat e bizneseve të fushës, dhe si nga kjo anë, edhe matanë kufirit janë bërë e bëhej njëmijë pisllëqe. Por gjithsesi, “2 milionë shqiptarët e Kosovës” nuk ka pse të ndihen të ofenduar; askush nuk ka refuzuar grurin e tyre që nuk plotëson as dy muaj nevojat e brendshme, e jo më të eksportohet në Shqipëri. Me siguri që Panaritit i kanë treguar pikërisht analiza të këtij lloj mielli, dhe jo të Serbisë, a Ukrainës a gjetiu, që mbushin sillosët e “Devollit”. Por mbi të gjitha, ajo që duket se ka mësuar ministri, është se pavarësisht miell apo krunde, buka që zënë duart e arta të gazetarëve si Batoni e kolegët e tij, është aq e mbushur me proteinat e anti-gazetarisë, sa nuk ka standard të BE-së që t’i bëjë ballë.
***

 

Pas reagimit të parë të Erjon Braçes

Baton Haxhiu: Të lexosh si i palexuar

Nuk dua të flas për portalet dhe FB, se një herë kam shkruar për to. Kam thënë se zakonisht ato mirëmbahen nga vullnetarë të papunë, depresivë dhe gazetarë të lënë anash, të cilët si duket ia kanë bërë parim vetes të jenë kujdestarët e komenteve dhe fushatave online….

Të kthehem te tema: Para disa viteve, saktësisht tri vite, kisha shkruar ngjashëm, për bllokadën nga ana e Maqedonisë. Për bllokadën për çimenton dhe për patatet. Dhe, qëndrimi ishte përkrahës ndaj Mimoza Kusarit. Edhe tash, kisha bërë përpjekje që mos të ndodhte diçka e tillë. Nuk dëshiroja që t’i shihja kamionët në kufirin Shqipëri Kosovë, si dikur, për dy javë një bllokadë me Maqedoninë. Do të ishte katastrofike për të dyja vendet dhe për ne si popull.

Prandaj e bëra shkrimim drejtuar Edit dhe Ilirit. Që mos të ndodhte Bllokada. Më vjen shumë rëndë kur dikush se kupton esencën e shkronjave. Ka të bëj me një letër drejtuar miqve të mi. Dhe nuk kishte të bënte me miellin fare. Kishte të bënte me një kulture bllokade pa koncept që i bëhej Kosovës. Një kulture përçmuese që ishte instaluar në logjikën e pushtetit. Por, Erioni pak kishte kuptuar nga shkronjat. Vetëm fjala miell dhe oligark i kishte mbetur në shijen e mendimit. E kuptoi Erionin, sepse kishte për vite një gjuhë që përdorte në Parlament.

Nga ana tjetër, nëse një portal shqip e riprodhon një tekst pa shije, ad hominem, përshtatshëm me mendësinë e sajuesit të portalit, nisin pastaj komentet; promovuese, asgjësuese, konfirmuese apo ad hominem – ekzekutuese. Kështu ishte edhe gjuha e Erion Braçes. Me disa fjali, pa shije, drejtuar meje..

Kush ka shëtitur këto ditë nëpër deklarata, e ka vërejtur se kjo larvë infektuese dhe jo humane në shqipe është ndryshe. Më primitive. Më kallëzuese. Nuk ka më keq se kur mësohesh që mendimi të jetë i lexuar dhe i thënë në diktat. Në këtë mënyrë, duhet pranuar se Erioni ka qenë kontribuues i guximshëm për të ndaluar të këqen në Shqipëri. Dhe, ia pranoj që një pjesë e guximit të tij ka kontribuar që në Shqiperi të ndërrohet pushteti.

Është një hegjemoni e supozuar por, njëkohësisht, është edhe “ngjarje e pashembullt”: ajo e shndërron mendimin e leximit në një situatë të guximit të papërgjegjshëm. Kur fjalitë s’kanë kuptim dhe mendimi dhe të lexuarit janë keqkuptim. Të dyja i kishte Erioni në postimin e tij.

Mbase askund në botën demokratike për një çështje problematike nuk ekziston një mendim i vetëm, i koncentruar brenda. Por së paku kur reagon, bëj përpjekje që të jesh i kamufluar dhe me më shumë shije. Sepse leximin në Parlament duke bërë opozite për vite, e bën të hutuar, e bën statik dhe të pavlerë.

Edhe sikur të jetë situatë aksiomatike ajo qe kisha shkruar, jam i hapur se duhet të gjehet forcë, të kërkohet kundërshti apo fakte tjera, pastaj të marrë qëndrim publik. Ky mentalitet zemërmadhësie për deklarata, duhet të ishte mbështjellë me një fije të lehtë mosbesimi dhe kulture deklarimi. Por, jo. Përcaktimi i fjalive ishte pa pikë turpi.

Është hera e njëqind që përmbajtja e reagimeve s’ka argumente te ciniket e kafeve në Prishtinë që marrin zarfe pagesash për të hutuar gjithçka dhe për te ikur nga e vërteta, dhe te Erioni që është deputet dhe duhet të jetë në nivelin e njeriut të politikës. Kështu, duke argumentuar dhe mbrojtur, pa dinjitet, një situatë nga veprimi i humbësit, bënë veprim me shkronja për të mbrojtur diçka dhe asgjë njëkohësisht. Nuk bëhet fjalë vetëm për poshtërimin reagues që bëjnë dy në Prishtinë dhe një në Tiranë – anëtarët e bashkuar të kotësisë, por bëhet fjalë edhe për poshtërimin që ata i bëjnë situatës, shkrimit dhe shkronjave.

Të vegjël dhe të pa artikuluar m’u dukën edhe ata që kishin shkruar një reagim-deklaratë, krejtësisht të paqartë. Kjo barazi e prezantuar në një deklaratë për, kinse, mbrojtjen e asgjësë, i bën nënshkruesit e saj të shndërrohen në qullë. Dhe këta nënshkrues, si qullë, duket se gjejnë ngrohtësi dhe siguri brenda vetes. Frika e tyre prej shpërbërjes së mundshme nëse shkruajnë si individë me argumente, i bën ata që të nënshkruajnë dhe të ndjekin një synim çfarëdo. Pa krye.

Prandaj, këta individë nënshkruesish mund të qëndrojnë dhe ekzistojnë si e tillë për aq kohë sa ka një synim ende të paarritur. Këta nënshkrues shtiren me një barazi të përkohshme dhe kënaqen në lëkurën e përkohshme të shtirjes. Kur s’kanë fuqi individuale të polemikës dhe debatit, grumbullohen pas deklaratave që nuk dallojnë nga komunikatat e pijanecëve.

Pa argumentuar detajisht në analizë, mendoj Erioni dhe kolegët e tij në Kosovë, pavarësisht nga ndikimi momental që mund ta kenë, nuk po gjejnë veten, dhe as dëshirën e kosovarëve për analiza të ekuilibruara në një shoqëri demokratike.

 

***

erion-brace1Braçe: Je pjesë e medias gjobvënëse

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas një teksti të Haxhiut të botuar në media të ndryshme ku ky i fundit i fyen rëndë jo vetëm Braçen por edhe gazetarë nga Kosova

 

Baton!

Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë; rrënon një komunitet, një qytet, një shoqëri, një vend, një komb! Për këtë do më vinte turp t’i përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Eshtë rasti më i ndyrë ku mund të perdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë.

Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë.

Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies. Vetëm këtë dini të bëni!! Gazetari jo!

Nëse e juaja quhet gazetari, atëherë të tjerë njerëz që kanë sakrifikuar çdo gjë për të thënë të vërtetën, veçanërisht kundër trafikut të influencës, konfliktit të interesit, korrupsionit në nivelin më të lartë vendimmarrës, në Kosovë apo në Shqipëri, janë pasqyra ku ju dukeni rraca më e poshtër që egziston diku. Sa për thellësi mendimi e dije, njohuri edhe për çështjen ku ti ishe angazhuar në formën moderne të lobimit klientelist, mos u mundo më; ka njerëz në këto anë që e dinë shumë mirë se ç’di ti e ç’di unë! Lëre se i bën të qeshin.

Megjithatë, kemi kohë të flasim për këtë dhe po ta them, kam që në dhjetor të 2013 që dëgjoj, lexoj, mësoj, provoj lidhur me të. Dhe duhet ta dish, unë nuk e përdor miellin dhe as blihem e shitem me miell e për miell. E tregon qartë të menduarit e vepruarit këtë. Pikërisht për këtë, nuk jam bërë hiç pishman për ç’kam shkruar, jo në profilin tim (të kërkoj ndjesë që s’e kam bërë në Frangaj all inclusiv-Klan, Abc, Shkumësi, Lapsi, Penda, Kallamarja, Ushtria, Reklama, banka etj), por në statusin e një djali të cilin e respektoj shumë për çka shkruan herë pas here. Ja që zakonisht je dhe tërësisht i painformuar.

Kaq për sot!!

Për miellin që shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi së shpejti, pa mbajtur anën e kujt në këtë biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve në këtë vend.

 

 

***

Fijet e “Devollinjve”

Kompania “Devolli” u themelua në vitin 1989 nga i ndjeri Ibrahim Devolli si “Devolli Commerce”, dhe sot i biri Shkëlqim Devolli drejton “Devolli Corporation” me një spektër të gjerë aktivitetesh. Në faqen zyrtare thuhet se gjithsej ka rreth 500 punonjës, ndërsa bizneset shtrihen nga prodhimi i birrës në Pejë, në prodhimin e qumështit, dyshekëve, kafes, në telekomunikacionet (me Z Mobile) e deri tek marrja me koncesion i shërbimit të kolaudimit të të automjeteve për shumë vite. Është protagoniste në një sërë privatizimesh e blerjesh të fuqishme të kryera në Kosovë, nga fabrika e amortizatorëve dhe Klan Kosova, tek sipërfaqe të mëdha toke. Sipas mediave kosovare, thuhet se tashmë korporata mund të blejë edhe kompaninë e shpërndarjes së energjisë, ndryshe “ish CEZ-in” e Kosovës me inicialet KEDS.

Share This Article
9 Comments
  • Ne fund Edi dhe Iliri vendosen qe te vazhdohet t’u qihet nena shqiptareve vetem oligarket e miellit te fitojne. Pak rendesi ka qe ushqimi yne nuk ka vlera ushqimore e eshte i pasur me substanca te rrezikshme. Pak rendesi ka per shtetin qe kanceri po perhapet si grip fale biznesmeneve te suksesshem. Pak rendesi ka qe vete shteti yne i dashur mavi, si edhe ai blu shkelin normat qe vete i kane vene per standartet ushqimore. Ju lumte bytha Batonit e tere mullixhinjve tane. Ne nje shtet normal (Kina e beri me prodhuesit e qumeshtit pluhur) do ta paguanin shume shtrenjte kete qe i bejne ketij populli. Ketu nuk e rruan njeri.

  • Baton do ishte shume me mire ti kthehesh krizes qe po e trondit nga rrenjet politiken kosovare…Brace eshte i drejt dhe paraqet problemet qe shqetesojne popullin e tij…eshte e thjeshte fare..sa miell prodhon kosova, sa sjell ne shqiperi,dhe pjesa tjeter dihet o Baton serbi se vjen nga U.D.B ja dhe kumara i jot rusia.

  • Une besoj se duhet ndryshuar edhe legjislacioni lidhur me mediat dhe pronaret e mediave si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Eshte e turpshme qe te vazhdojne te lejohen keta “La voce del padrone” te bejne opinione e te paraqiten si gazetare objektiv e te pavarur, kur shkruajne si avokate te padronit te tyre.
    Me tipiku ne Shqiperi eshte Irfani dhe zagaret e tij.
    Per mua ndjekja penale per konflikt interesi do te ishte normale, por ne se kjo nuk eshte e lejuar per hir te “lirese se shtypit”, te detyrohen pronaret e mediave dhe gazetaret qe ne fund te shkrimit (si ky i Batoniot),te bejne shenimin:
    PS. Autori eshte i punesuar ne median e pronarit na fjale

  • “Krundet” nuk jane patriotizem zoti Haxhiu!

    Lexova me shume kujdes, sot ne gazeten prestigjize “Dita”, reagimin e z. Baton “Te lexosh si i palexuar”. Sinqerisht, me ka ardhur keq per reagimin aspak miqesor dhe per me teper “patriotik” te gazetarit te TV Klan te Kosoves.Ironik dhe tendecioz deri ne peshtirosje.Te gjithe i perbaltos, jo vetem deputetin me te zeshem te Kuvendit te Shqiperise, z. Erjon Braçe, por edhe me gjere, kur deklaron:”Te vegjel dhe te pa artikuluar m’u duken edhe ata qe kishin shkruar nje reagim deklarate, krejtesisht te paqarte.Kjo barazi e prezantuar ne nje deklarate per, kinse,mbrojtjen e asgjese, i ben neneshkruesit e saj te shnderrohen ne qull.”…
    Bravo Veton!Te gjithe ne, shqiptaret e kesaj ane, qe nuk pranojme “krundet” qe i keni marre ju dhe pronaret tuaj nga hambaret serbe, qenkemi “qull”.Po ti, çfare je, z. Baton, “shkemb graniti”?Ju jeni gazetar i njohur dhe nuk u ka hije te fyeni koleget, intelektualet, deputetet dhe, aq me teper shqiptaret.Mos u fshihni pas termave ” patriotike”.Sesa patriote jane shqiptaret e kesaj ane, e kemi treguar veten ne vitin 1999 kur çdo familje shqiptare nga Jugu ne Veri i hapi deyert e shtepive dhe te zemrave ne pritje te vellezerve kosovare qe perziheshin me dhune nga trojet e tyre nga rregjimi i Milosheviçit.Jam i bindur se edhe vellezerit tane kosovare do te benin te njejtin gje per ne, por jo ti.Ti mund te jesh gazetar i mire, por jo “patriot” se patriotizmin kerkonm ta perziesh me krundet e miellit serb.Ty te shtyn jo patriotizmi ( pasi nuk je intelektuali i shquar Rexhep Qose) por interesi i klanit ku t’i punon dhe merr rogen.Ne shqiptaret kemi nje fjale te urte: “Qeni leh aty ku han”.
    Ti mburresh me miqte e ty ( Ramen dhe Meten) dhe deklaron se letren ua ke “derguar atyre”, se te ka ardhur keq per “radhen e kaminove kosovare ne kufi”.Nje gazetar i mire, qe per hir te se vertetes, ju jeni i tille, me pare se te shkruante kete leter, te kishit investiguar “cilesine e ketij mielli, a i permban ai kushtet dhe parametrat e duhura, a eshte i demshem per shendetin e njerezve, sidomos te femijeve?Do te tregoheshit tamam “patriot” qe me penen tuaj dhe mendimin tuaj, ju i pari, te beheshit barriere per mos çuarjen e ketij mielli( krundeve) ne Shqiperi.Edhe vellait tim biologjik po te me kishte falur( jo shitur) miell te kesaj cilesie per femijet e mi do t’i kisha thene: ” Vella i dashur, kete “palo miell, mos ua jep femijeve te mi, as te tuve, por haje vete dhe te befte mire!”
    Veton i dashur, mos na e prish imazhin dhe dashurine qe kemi ne per Kosoven dhe kosovaret.Ne rinine time te hershme, ku nuk kishim kontakte fizike me ju, por studionim historine dhe gjeografine e “Kosoves Kreshnike”, si na thoshn mesuesit tane te shkolles se mesme, ne perfytyrimin tim dhe te shokeve te mi, “gjithe kosovaret” ishin legjenda, si Isa Boletini, si Shote dhe Azem Galica, si Haxhi Zeka, apo Sef Kosharja…kete perfytyrim, se paku une personalisht, kam edhe tani per Kosoven dhe kosovaret.Ata jane dhe do te jene ne jete te jeteve bashkekombasit , vellezerit dhe motrat e mia.I kam dashur dhe do t’i dua me tere forcen e shpirtit tim, pa dallim feje dhe preferenca partiake.Prandaj, ju lutem i dashur gazetar dhe bashkombasi im Veton Haxhiu, mos krijoni iluzione dhe imazhe te rreme patriotike per hir te miellit( krundeve) serbe.Do te marresh mbi krye mallkimin e nenave shqiptare qe do t’i ushqejne femijet e tyre me ” miellin( krundet) qe na kane shitur vellezerit kosovare.te pakten ti, mos u bej pjese e klaneve te tregtise se pandershme qe qellim kryesor kane “fitimin” ne kurriz te shendetit te njerezve.
    Po te shkruaj si vellai i amdh vellait te vogel, pasi jam me i madh se ty ne moshe.Nuk fshihem pas anonimatit. Emri im eshte: MINA QIRICI, Tirane-Shqiperi. Madje po te shkruaj edhe numrin e celularit tim: 00 355 68 22 3 45 45
    Mbeteshim vellezer ne jete te jeteve!

  • -Shyqyr qe kemi nje shqiptar qe di te parcelizoje te tretet sipas interesit te tij,qe eshte nje pike e pallogariteshme ne oqeanin e mendimeve,qofshin edhe nga klasa e ulet e papune qe i qepin kostumin Batonit..

  • “Krundet” nuk jane patriotizem zoti Haxhiu!

    Lexova me shume kujdes, sot ne gazeten prestigjoze “Dita”, reagimin e z. Baton “Te lexosh si i palexuar”. Sinqerisht, me ka ardhur keq per reagimin aspak miqesor dhe per me teper “patriotik” te gazetarit te TV Klan te Kosoves.Ironik dhe tendecioz deri ne peshtirosje.Te gjithe i perbaltos, jo vetem deputetin me te zeshem te Kuvendit te Shqiperise, z. Erjon Braçe, por edhe me gjere, kur deklaron:”Te vegjel dhe te pa artikuluar m’u duken edhe ata qe kishin shkruar nje reagim-deklarate, krejtesisht te paqarte.Kjo barazi e prezantuar ne nje deklarate per, kinse,mbrojtjen e asgjese, i ben neneshkruesit e saj te shnderrohen ne qull.”…
    Bravo Veton!Te gjithe ne, shqiptaret e kesaj ane, qe nuk pranojme “krundet” qe i keni marre ju dhe pronaret tuaj nga hambaret serbe, qenkemi “qull”.Po ti, çfare je, z. Baton, “shkemb graniti”?Ju jeni gazetar i njohur dhe nuk u ka hije te fyeni koleget, intelektualet, deputetet dhe, aq me teper shqiptaret.Mos u fshihni pas termave ” patriotike”.Sesa patriote jane shqiptaret e kesaj ane, e kemi treguar veten ne vitin 1999 kur çdo familje shqiptare nga Jugu ne Veri i hapi deyert e shtepive dhe te zemrave ne pritje te vellezerve kosovare qe perziheshin me dhune nga trojet e tyre nga rregjimi i Milosheviçit.Jam i bindur se edhe vellezerit tane kosovare do te benin te njejtin gje per ne, por jo ti.Ti mund te jesh gazetar i mire, por jo “patriot” se patriotizmin kerkon ta perziesh me krundet e miellit serb.Ty te shtyn jo patriotizmi ( pasi nuk je intelektuali i shquar Rexhep Qose) por interesi i klanit ku t’i punon dhe merr rogen.Ne shqiptaret kemi nje fjale te urte: “Qeni leh aty ku han”.
    Ti mburresh me miqte e ty ( Ramen dhe Meten) dhe deklaron se letren ua ke “derguar atyre”, se te ka ardhur keq per “radhen e kaminove kosovare ne kufi”.Nje gazetar i mire, qe per hir te se vertetes, ju jeni i tille, me pare se te shkruante kete leter, te kishit investiguar “cilesine e ketij mielli, a i permban ai kushtet dhe parametrat e duhura, a eshte i demshem per shendetin e njerezve, sidomos te femijeve?Do te tregoheshit tamam “patriot” qe me penen tuaj dhe mendimin tuaj, ju i pari, te beheshit barriere per mos çuarjen e ketij mielli( krundeve) ne Shqiperi.Edhe vellait tim biologjik po te me kishte falur( jo shitur) miell te kesaj cilesie per femijet e mi do t’i kisha thene: ” Vella i dashur, kete “palo miell, mos ua jep femijeve te mi, as te tuve, por haje vete dhe te befte mire!”
    Veton i dashur, mos na e prish imazhin dhe dashurine qe kemi ne per Kosoven dhe kosovaret.Ne rinine time te hershme, ku nuk kishim kontakte fizike me ju, por studionim historine dhe gjeografine e “Kosoves Kreshnike”, si na thoshin mesuesit tane te shkolles se mesme, ne perfytyrimin tim dhe te shokeve te mi, “gjithe kosovaret” ishin legjenda, si Isa Boletini, si Shote dhe Azem Galica, si Haxhi Zeka, apo Sef Kosharja…Kete perfytyrim, se paku une personalisht, kam edhe tani per Kosoven dhe kosovaret.Ata jane dhe do te jene ne jete te jeteve bashkekombasit , vellezerit dhe motrat e mia.I kam dashur dhe do t’i dua me tere forcen e shpirtit tim, pa dallim feje dhe preferenca partiake.Prandaj, ju lutem i dashur gazetar dhe bashkombasi im Veton Haxhiu, mos krijoni iluzione dhe imazhe te rreme patriotike per hir te miellit( krundeve) serbe.Do te marresh mbi krye mallkimin e nenave shqiptare qe do t’i ushqejne femijet e tyre me ” miellin( krundet) qe na kane shitur vellezerit kosovare.Te pakten ti, mos u bej pjese e klaneve te tregtise se pandershme te cilet qellim kryesor kane “fitimin” ne kurriz te shendetit te njerezve.
    Po te shkruaj si vellai i madh vellait te vogel, pasi jam me i madh se ty ne moshe.Nuk fshihem pas anonimatit. Emri im eshte: MINA QIRICI, Tirane-Shqiperi. Madje po te shkruaj edhe numrin e celularit tim: 00 355 68 22 3 45 45
    Mbeteshim vellezer ne jete te jeteve!

  • e dashur gazetare,per te qene korrekt ju ftoj te lexoni ne Wikipedia ose forume mbi miellrat,vleren proteinike,forcen proteinike dhe ndoshta do flasim me bindshem,se ministria&Batoni ne kete drejtim kane folur si shitesa te rendomte fiqsh e me vjen keq se nuk eshte hera e pare qe debatet intelektuale ne nivelet e tyre lene shume per te deshiruar.Psh,me hutoi ky shkrim dhe bera disa kerkime,sepse mielli eshte shpikje e madhe,nena ime njehere e nje kohe kur tregu kishte vetem miell dhe kripe me brume mund te ndertonte nje David si i Mikelanxhelos.Tani kam para syve nje pako miell te zakonshem supermarketi.Vlerat per 100 gr produkt jane 8.4%proteina,2.5%fibra ushqimore,yndyre 1%,karbohidrate 75.1%,nga ku sheqer 0.5%(kjo e rendesishme per diabetiket)ne umiditet maksimal 15.5%.Pra,vlera 8.4% e proteinave ketu pergenjeshtron ate qe thote ministria se ne Evrope kufiri eshte 12%,se une jetoj ketej dhe mielli shitet ne supermarket.Por duhet sqaruar,ketu nuk behet fjale per miell ne sasi shtepiake,por ne sasi industriale,sepse mielli proteik me force W te madhe nevojitet per furra buke,piceri,pastiçeri,etj.Qe ta shpjegoj pak,forca e nje brumi W shkon nga 80 deri ne 400 ne relacion te drejte me vleren proteike qe shkon nga 8.3 deri ne 16%,pra ne 100 gr miell kemi nga 8.2 deri ne 16 gr proteina,shkurt fare, nje miell per buke e pica/byrek,etj shkon mire me force W=185 baraz me 11%proteina.Mielli me i mire ne bote mbahet Manitoba,lloj gruri kanadez,por e kalon 1.5 euro/kg,kurse une kete 8.4% e kam blere me pak se 50 cent/kg,pra krijoni idene se ne Shqiperi nuk ka treg per miell te cilesise se larte.Nese do behet kjo,keni parasysh çmimin e bukes.Te me falni qe nuk kam kohe per me shume shpjegime,por dua te them se ky diskutimi ne te”trashe”midis personit qe ka dashur te mbroje Hambar Devollin(….Devoll-o mbreti im i lumenjve) ka folur qesim,sa per te thene ndonje gje,se nuk ia ka idene.Biles te irriton kur u drejtohet “Ilirit dhe Edit”,a thua se relacionet e tij personale mund te grasatojne edhe ingranazhe mekanizmash me sensibel,siç eshte ushqimi i popullsise.Ju uroj gjithe te mirat!

  • Problemi a nuk eshte se rama e ilir méta Kane si mik kete batonin,qe eshte spiun i staniçicit,daja i Fazliçit edhe ministri i udbse serbe ne kohen e milosheviqit,te cilin ky batoni i jone kishte mundesi me thirr ne telefon kur kosova ishte ne flake

  • Sa me peqen thenja e gazetares: Baton Haxhiu, një version Fevziu i Kosovës, nje vleresim shume shume te drejte ka dhene per Fevziun e Kosoves Batonin qe me cdo pushtet ishte dhe eshte lidhur. nje lepires i pushteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *