Batuta e Metës: Unë me Doktorin e kam…

Elton Tafaruci
Seanca e jashtëzakonshme plenare nuk kaloi pa doza humori. Që në fillim të seancës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shprehën mosbesimin e tyre duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës ku PD kërkonte që votimi i anëtarëve të komisionit të Vetting-ut të ishte çështja e fundit e rendit të ditës ndërsa PS kërkoi që të ishte e para.
Gjatë debatit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërhyri duke u shprehur se rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet, pasi për këtë dha dakordësinë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Mendoj të mos e ndryshojmë rendin e ditës. Z. Berisha e dha dakordësinë e tij, besoj të vazhdojmë tani. Unë atë kam tani. Këta të tjerët e kanë me njëri-tjetrin, unë me atë e kam. Kur të iki unë bëni çfarë të doni ju të tjerët”,- tha Meta duke shtuar se çështja e komisioneve të Vetting-ut është qendër e gravitetit për rendin e ditës. “Vetting-u nuk duhet të hyjmë në debat sepse Vetting-u nuk është as i pari dhe as i fundit, është në qendër të rendit të ditës. Kështu që qendra e gravitetit të gjithë rendit të ditës është Vetting-u”,- pohoi Meta.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Ishe dhe mbete gomar trojet.Kaq mjafton.Ke lidhe kerthizen e ortakllekut te krimit me simbizistin e Vicidolit Salin e Rame Berishes.

  • Kur te beri thirrje Berisha ti nuk e luajte b….. nga karrikja e qeverise Rama. tani skuqu me dhjamin tend.

  • Natyrisht keni plane te medha bashke :SI te vazhdoni te shkaterroni dhe te grabisni Shqiperine.E ke ne vend te Babit se te shpetoi nga Qelia VIP ne 313.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *