Batuta e Ramës për Nard Ndokën: Nardi si Messi, të gjithë largohen vetëm ai qendron

Gazeta Dita

Gjatë një takimi me banorë të Vaut të Dejës, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Nard Ndokën, duke e cilësuar si futbollistin e famshëm Lionel Messi.

Rama tha se pavarësisht çfarë ndodhë, Nard Ndoka është në Parlament edhe atëherë kur nuk e pret.

Rama: U bë Nard Ndoka si me qenë Lionel Messi. Ndërrohen të gjithë lojtarët, Nard Ndoka aty. Çudi shumë e madhe.

Saliu dhe Nard Ndoka kanë ngelë aty. Saliu dihet, por sido të rrotullohet Nard Ndokën e ke në Parlament prapë.

Thua ti doli, kur sheh ti ikin ata që mendojnë se po kthehen prapë, Nardi aty tak. Është si Lionel Messi. I juaji është. Atë keni më të mirin! Vazhdoni. Për procedurë në Parlament kur shikon Nardin prapë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *