Batuta në Kuvend, Rama-Topallit: Të kam thënë 100 herë hajde…

Saimir Lleshi

Edhe në seancën e sotme nuk munguan batutat midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer të tilla me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli: Zoti kryeministër…

Edi Rama: Me mua e ke?

Jozefina Topalli: Mos u shqetëso, pyetje e thjeshtë është.

Edi Rama: Për procedurë më drejtohesh mua?

Jozefina Topalli: Zoti kryeministër, deputeti i mazhorancës, Arben Ndoka, ka deklaruar publikisht se ka dhënë dorëheqjen.

Edi Rama: Procedurë të dukem unë ty?

Jozefina Topalli: Po, po, me ty! Zoti kryeministër, a ka dhënë dorëheqje deputeti Arben Ndoka, se kryetar i mazhorancës jeni ju?

Shpëtim Idrizi: Zonja Topalli, ju sqarova që në javën që vjen do mblidhet Këshilli i Mandateve.

Jozefina Topalli: Ju nuk jeni kryeministri.

Edi Rama: Ulu, ulu aty se nuk të jap përgjigje.

Jozefina Topalli: Zoti Rama, ka dhënë apo nuk ka dhënë dorëheqje Arben Ndoka? Keni gënjyer partinë tuaj, keni gënjyer deputetët tuaj.

Edi Rama: Nuk të jap përgjigje, mëso procedurën përpara…

Jozefina Topalli: Je i vetmi…

Alfred Peza: I keni dhënë ilaçet e doktorit.

Edi Rama: Edhe mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mu, më thirj dhe unë vij menjëherë. Nuk ke pse pret 8 orë. Ja e shef, nervozohesh, humbet toruan dhe flet kot.

Jozefina Topalli: Thuaj po apo jo. Puna është se ti nuk më bën as me qesh… dikur ke pas pak batutën, tani nuk e ke më.

Edi Rama: Kush të tha që dua të të bëj me qeshë.

Erion Braçe: Keni qenë shokë në rini… Keni qenë të dashur atëherë.

Edi Rama: Jozefinë, të lutem, ta kam thënë se rri afër Saliut. Nuk ke pse më pret 8 orë, më thuaj dhe unë vij. Se kur pret, humbet toruan, nervozohesh dhe flet kot.

Jozefina Topalli: Ka dhënë apo jo dorëheqjen Arben Ndoka?

Edi Rama: Herë tjetër mos më prit, ta kam thënë 100 herë, më thuaj dhe unë vij.

Jozefina Topalli: Ore s’t du për kurrfarë gjaje unë ty, po përgjigju.

(Deputetët qeshin)

Edi Rama: Kur nuk ke Saliun, jam unë, ç’ke ti.

Jozefina Topalli: Sqaro shqiptarët.

Edi Rama: Hajde andej të të sqaroj unë.

 

Share This Article
25 Comments
  • ORDINER
    e la mandantin ai deputeti i semaforit apo jo ???
    pergjigju shoku Rama , leri keto batutat si tutor …se Jozi nuk eshte si ato qe ben drejtoresha
    as nuk e ben dot per te qare si ben me ato torollaket qe ke ber ministre
    pergjigju shqiptareve
    E la mandantin ai deputeti i semaforeve ,ai qe e bere ti deputet apo jo ???

    • populli,
      C’e ngaterron popullin me maniaket seksuale si puna jote more i shkrete! Prandaj u shqyen shqiptaret duke u vrare e duke u therur per mani seksuale e xhelozira sepse ka shume si puna jote.

  • Redaksise se gazetes Dita .
    Jemi ngopur aq shume, me keto shemtira ,sa po behemi si ata duke i imituar .Ju lutem mos botoni te tilla karagjozlleqe se po c’edukojme dhe brezat qe po vije .

    • Zylyftari psikopat paska ngaterruar Jozefinen me Endrinen. Keshtu eshte kur thith rendsshem para se te hysh ne Kuvend.

  • per te miren e popullit po hedhin rromuze, duhet me i falenderu.Sidomos kaptinministrin qe eshte qe eshte,pse mos ti kerkoje Jozit gomen per penelin.Nuk po dime me se cfare eshte turpi.

  • Ja vlen te merren me keto budallalleqe keta qe “do na shpetojne” nga varferia dhe kane ne dore fatet dhe dinjitetin e nje vendi???Turp per keta dhe mjere ne…

  • Tani ceshtja qe shtrohet eshte se nese dikur keto batuta vulgare i bente Berisha vershenin lume sharjesh nga opozitaret ne emer te “moralit” dhe “qytetarise”. Kur keto batuta i ben Rama po keta njerez nuk kritikojne me Ramen por personin qe ai shan. Pra keta “te indinjuarit” e djeshem qe jane kthyer ne “te ekzaltuarit” e sotem nuk paskan dashur nje drejtues shteti me te mire por nje tjeter maskara qe te ishte i krahut te tyre politik.

  • Kemi ngelur ne kete blog te degjojme opinjonet aluqinante te ketije pizavengut M.-UKU po humbim Kohen kote ,vetem duke u marre me kete hijene kerme – ngrense qe po leshon vetem semundje helmuese dhe nuk perfitojme asnje edukim vetjak dhe apo shoqerore. Fjla e lire duhet perdorur per interes te kombit,dhe kur eshte e sinçerte dhe e vertete meriton respekte ,jo duke i keqeperdorur si ky UJKU-MARK,kur shane njerin ose i shane te gjithe qe kane mendime te ndrushme nga ai..!….Mutin Mark mos e ngacmoni, se vetem ere te keqe leshon!…

    • Po pse keta te tjeret qe komentojne duke bere aludime seksuale vulgare ku i fut ti? Tek te qyteteruarit? Ku e fut veten ti more zoti moralist i shtirur? Qekur pizevenget u etiketokan ne baze te bindjeve politike? Perse keta perkrahesit e flakte te Rames qenkan me te mire?!
      Nga menyra se si shkruan nuk qenke me mire se Mark UK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *